Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame.
Gjatë operacionit ne zemer Lame, kaloi në koma cerebrale, dhe po mbahej në jetë me aparatura.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Ferndna Cenko, njëkohësisht dhe bashkëpuntore e afert e Lames.
Postimi i gazetares Fernanda Cenko
Drejtor, nuk nxitova dot të të thosha lamtumirë, sepse i besova zemrës tënde…
Tashmë që shpirtin e dorëzove në Amshim, e kam sërish të vështirë ta pranoj që u largove nga kjo jetë tokësore, ku ti dhe shumë…
Unë do të kujtoj gjithmon si një ndër njerëzit më të mirë, human dhe më e rëndësishmja, si një person që ke ndikuar në formimin tim.
Do mbetesh në zemrën time gjithë jetën, do të të kujtoj gjithmonë me shakatë, historitë, pasionin, edhe për orët e gjata e të papërtuara në punë.
Do na mungosh të gjithëve!
Mirelën e mërzite shumë!
Gjatë karrierës së tij, Artan Lame ka mbajtur pozita të rëndësishme, përfshirë ato si zëvendësministër dhe drejtor i Agjencisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Lame ka qenë gjithashtu një publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.
I lindur në Tiranë në vitin 1967 dhe me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame ka lënë gjurmë të thella si pjesë e shoqërisë civile dhe si funksionar publik, duke kontribuar në zhvillimin dhe ruajtjen e pasurive kulturore të Shqipërisë.