SHKODËR– Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e këmbimit valutor. I plagosuri është qëlluar 4 herë me armë zjarri nga një person i cili lëvizte me biçikletë.
Personi i plagosur është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet se kush është i lënduari dhe autori. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.