Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, GJKKO lë në fuqi dënimet për 10 pjestarët e grupit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, GJKKO lë në fuqi dënimet për 10 pjestarët e grupit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për grupin e dënuar të laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku u gjet dhe u sekuestrua 485 kilogramë kokainë.

Vendimi i dhënë nga GJKKO në qershor të këtij viti u ankimua nga Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Nikolin Gjolena, Viktor Çervanaku, Denilson Çervanaku, Zenel Çervanaku, Klajdi Vrioni, Redion Meshi dhe Marildo Rona.

Apeli la në fuqi dënimin me 89 vite burg për 10 pjestarët e grupit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit. Në dënimet e dhëna u aplikua gjykimi i shkurtuar. Julian Malaj i cili u dënua me 2 vite burg nga Shkalla e Parë u lirua nga qelia për shkak të kohëzgjatjes së qëndrimit në paraburgim.

Kokaina ishte fshehur mes “plehut organik” artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që u transportua nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut në Greqi, në drejtim të Portit në Bar, në Malin e Zi.

Më pas, në rrugë tokësore ngarkesa u fut në Shqipëri në datën 19.09.2022 dhe pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe  sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili do vuajë 10 vite burg nga gjykimi i shkurtar.

Dënimet e lëna në fuqi nga Apeli i GJKKO

Nikolin Gjolena 17 vite burg – 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar

Viktor Cervanaku – 15 vite burg – 10 vite burg me gjykim te shkurtuar

Enxhi Ferhati –  12 vite – 8 vite burg me gjykim te shkurtuar

Klajdi Kodra – 17 vite – 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar

Bledar Matoshi – 12 vite – 8 vite burg me gjykim te shkurtuar

Denilson Çervanaku – 17 vite – 11.4 vite burg me gjykim te shkurtuar

Zenel Çervanaku –  14 vite – 9.4 vite burg me gjykim te shkurtuar

Redion Meshi – 14 vite – 9.4 vite burg me gjykim te shkurtuar

Julian Malaj – 3 vite – 2 vite burg me gjykim te shkurtuar për (moskallëzim krimi ) lirohet menjëherë

Marildo Rona – 12 vite – 8 vite burg me gjykim te shkurtuar

Previous Post

Pesë ushqime që rrisin imunitetin gjatë ditëve të ftohta

Next Post

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina bie në lumë, dy të plagosur

Next Post
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina bie në lumë, dy të plagosur

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina bie në lumë, dy të plagosur

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al