Personi që shikoni është Muçi Shaljanit (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur me plumb në kokë në atenatin e Rinasit ku u vra Gilmando Dani.
Shaljani që prej shtatorit ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP).
Sot ai po shoqëronte me makinë të blinduar Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit, i cili sapo ishte kthyer nga Barcelona në Shqipëri.
Rrugës teksa po ktheheshin atyre iu bë një atentat ku Gilmando Dani mbeti i vrarë, ndërsa Shaljani ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë me plumb në kokë. Ende nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes.








