Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kuvendi “harron” të shkarkojë Ballukun, figuron në dokumente si ministre; Balliu: Ka akoma fuqi ekzekutive zonja?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Kuvendi “harron” të shkarkojë Ballukun, figuron në dokumente si ministre; Balliu: Ka akoma fuqi ekzekutive zonja?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Klevis Balliu, nga Kuvendi, ngriti shqetësimin se në dokumentet zyrtare të shpërndara nga shërbimet e parlamentit, Belinda Balluku figuron ende si ministre, pavarësisht diskutimeve për heqjen e imunitetit të saj.

Balliu shpjegoi se kishte kërkuar listën e diskutantëve, por bashkë me të i ishte dhënë edhe lista e anëtarëve të kabinetit qeveritar, e për habi, në këtë listë zyrtare, emri i Belinda Ballukut renditej si ministre.

“Këtu na rezulton që i dyti ministër është Belinda Balluku. A vazhdon të jetë ministre kjo zonjë apo jo?,” deklaroi ai, duke mbajtur në dorë dokumentin.

Deputeti shtroi një sërë pyetjesh drejtuar drejtueses së seancës Klodiana Spahiu dhe qeverisë. Ai kërkoi të dijë se cilat procedura po ndiqen që e lejojnë atë të figurojë ende në detyrë dhe nëse ushtron ende fuqi ekzekutive.

DEBATI:

Balliu: Tani, meqënëse ishte dhe diskutimi për imunitetet, unë kërkova nga shërbimet të na jepshin listën e diskutantëve. Dhe bashkë me listën e diskutantëve, na vjen dhe lista e ministrave. Se miqësi s’ia kemi hequr imunitetin zonjës Balluku, po këtu na rezulton që ministra janë Toni Gogu është i pari, i dyti është Belinda Balluku. Tani kjo zonja, a vazhdon të jetë ministre apo jo, se nuk e dimë. Se këtu tek ato çka na keni dhënë ju, zonja Balluku vazhdon të jetë ministre. Se kuptoj si është marrë vendimi, a vazhdon e merr rrogën si ministre apo…

Spahiu: E kuptova vërejtjen zoti Balliu, faleminderit. Do ta korrigjojmë. Zonja Zhupa keni fjalën.

(Zëra dhe debate të mbivendosura në sallë)

Balliu: Po flas për procedurën zonjë që keni bërë ju.

Spahiu: Po mirë mbarojeni, mendova që kishit… mendova që kishit e dhënë këtë vërejtje.

Balliu: Po pra kur të mbarojë koha e nderuar, juve mund ta ndërpreni fjalën, kur të mbarojë koha. Tani, unë jam, dua të di, cilat janë procedurat që ndiqen që kjo ka mbetur akoma ministre? Në i kalon në rroga akoma zonjës ministre? Në ka akoma fuqi ekzekutive zonja ministre? Dhe me çfarë ligji ka qëndruar, nëse ka qëndruar, ministre zonja Balluku, të cilës jo vetëm nuk i hiqet imuniteti, po nëpër shkresa vazhdon urdhrat t’i japi Belinda Balluku. Sipas dokumentave që na dhatë ju, jo që ju kemi dhënë ne. Ja dhe kamera ta shikojë, ja ku është Belinda këtu.

Previous Post

GJKKO pranon provat në gjyqin për vrasjen e Gjin Ndojit, kërkohet letërporosi e re për Sky ECC në Francë

Next Post

Rama vijon servilosjen, i ulet sërish në gjunjë Melonit

Next Post
Rama vijon servilosjen, i ulet sërish në gjunjë Melonit

Rama vijon servilosjen, i ulet sërish në gjunjë Melonit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al