Ditën e premte vendi ynë do të karakterizohet nga një mot kryesisht i paqëndrueshëm, ku vranësirat e shpeshta do të dominojnë në të gjithë territorin, duke lënë hapësirë vetëm për intervale të shkurtra me kthjellime.
Reshjet e shiut pritet të nisin që në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa gjatë ditës ato do të mbeten prezente duke u rritur lokalisht në intensitet mesatar.
Një situatë më specifike paraqitet në zonat e veriperëndimit, ku shirat do të jenë më të dendur, hera-herës në formën e shtrëngatave të fuqishme afatshkurtra dhe të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Sa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi juglindor dhe jugperëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të jetë më e vrullshme duke arritur në momente të caktuara deri në 14m/s, ndërkohë që valëzimi në dete do të jetë relativisht i qetë i forcës 2 deri në 3 ballë.
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...
Read moreDetails







