Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush qëndron pas anijes së peshkimit “Open Balkan”? Itinerari i migrantëve, ndalimi në Palermo dhe kompania-fantazmë që fsheh Gjergj Lucën

Itinerari misterioz që ndjek rrugët klasike të trafikut njerëzor, ndalimi në Palermo në kulmin e krizës së migrantëve, dhe kompania-fantazmë “Vital Shipping Co.” që fshihet pas gjithçkaje. A po hetohet Gjergj Luca?

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Kush qëndron pas anijes së peshkimit “Open Balkan”? Itinerari i migrantëve, ndalimi në Palermo dhe kompania-fantazmë që fsheh Gjergj Lucën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjergj Luca nuk është thjesht një “peshkatar” që shet levrekë në Trattoria-n “Meloni”. Është koha të shikojmë përtej pjatës së tij me ‘tagliatelle’ dhe të kuptojmë kush është ky person që, nën hundën e shtetit shqiptar dhe me bekimin politik të Edi Ramës, lundron në ujëra të turbullta korrupsioni, kontrabande dhe, siç e ngre qartë revista italiane; trafikimi të mundshëm migrantësh.

Në qendër të skandalit: anija “Open Balkan” (IMO: 7922233). Një anije e blerë në vitin 2022 nga Luca dhe e futur nën flamurin shqiptar. Në letër, ajo është klasifikuar si anije ndihmëse për peshkimin, por në praktikë, është kapur në pozicione dhe veprime që nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e ligjshëm detar. Nga Norvegjia në Shqipëri, “Open Balkan” nuk ndoqi rrugën e drejtë por atë të rrjeteve të paligjshme.

Itinerari i Rrezikut: Lëvizjet që i ngjasojnë një operacioni të koduar

Në tetor 2022, “Open Balkan” ndërmori një udhëtim që sot përbën një çështje të hapur sigurie dhe kriminaliteti transnacional. Anija, në vend që të ndiqte një rrugë normale transporti për transferimin drejt Shqipërisë, u shfaq pranë porteve më të njohura për trafikun e migrantëve:

Calais (Francë) – epiqendra e krizës së emigracionit në Evropën veriore

Dover (Britani) – porta e pasme e gomoneve ilegale

Gjiri i Gjibraltarit – rrugë klasike e drogës dhe njerëzve

Ishulli Alborán (Spanjë) – pikë kritike për zbarkimin e migrantëve nga Afrika

El Xhazair (Algjeri) – qendra e trafikantëve të Mesdheut

Kjo nuk është një shëtitje. Kjo është një hartë operative e rrugëve që përdoren për trafik njerëzor.

Kush qëndron pas anijes së peshkimit “Open Balkan”?

Anija Open Balkan mbërriti në portin e Palermos më 18 tetor 2022. Sipas të dhënave të Ministrisë, më 18 tetor në Itali zbarkuan 381 migrantë, më 19 tetor mbërritën 277, ndërsa më 20 tetor u arrit kulmi me 676 persona të zbarkuar. Më 17 tetor, SkyTG24 raportonte: “Zbarkimet në Lampedusa vazhdojnë; kanë mbërritur 101 migrantë me tre gomone. Të parët, 37 vetë, u shpëtuan në mëngjes nga një motovedetë e rojës bregdetare. Më pas mbërritën edhe 64 të tjerë me dy mjetet të tjera lundrimi.”

Shifrat ishin të larta, dhe nëse analizon gjithë muajin tetor, vihet re një rritje progresive pikërisht nga data 18, me një kulm prej 2600 migrantësh të zbarkuar mes datave 26 dhe 27 tetor.

Anija Ocean Viking e organizatës SOS Méditerranée u nis më 18 tetor nga Sirakuza, për misionin e saj të 23-të në zonën SAR të Mesdheut Qendror. Po atë ditë, anija Open Balkan mbërrinte në Palermo.

Ocean Viking operonte në zonat e shpëtimit detar (SAR) malteze dhe libiane. Ndërhyrja e parë ndodhi më 22 tetor, ku 34 persona u shpëtuan nga një barkë e vogël me strukturë qelqi. Të nesërmen, më 23 tetor, u shpëtuan edhe 39 persona të tjerë.

Pas kësaj, gjatë natës së 25 tetorit, ndodhën edhe dy ndërhyrje të tjera, dhe më 26 tetor edhe dy të tjera, duke çuar numrin total të personave të shpëtuar në 236 migrantë.

Në faqen zyrtare të organizatës, lexohet:

“Në tokë, ministri i ri i Brendshëm nxjerr një urdhër ndalese për hyrje në ujërat territoriale italiane ndaj anijes sonë, duke pretenduar se Ocean Viking kishte vepruar në mënyrë të njëanshme, pa u koordinuar me autoritetet kompetente. Kjo nuk është e vërtetë: që nga viti 2016, anija jonë ka njoftuar gjithmonë të gjitha autoritetet për çdo lëvizje.”

Kështu nisi një përplasje e ashpër mes qeverisë së re italiane dhe organizatave të shpëtimit të migrantëve, që shumë shpejt u shndërrua në krizë diplomatike me Francën. Pas disa ditësh tension, Franca pranoi të strehonte migrantët e Ocean Viking, vetëm pas 20 ditësh qëndrimi në bord, më 11 nëntor.

Ndërkohë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së këtij misioni, Open Balkan qëndronte e bllokuar në Palermo. Dy fate të paralelshme, që ndodhën brenda të njëjtës dritare kohore politike dhe mediatike.

Skualifikimi ligjor: Anije jashtë çdo rregulloreje ndërkombëtare

Në prill 2022, “Open Balkan” humbi klasifikimin nga autoriteti ndërkombëtar DNV (anëtar i IACS) për shkak të moskryerjes së kontrollit teknik periodik. Kjo do të thotë: anija është e pasigurt, e palegalizuar për udhëtime ndërkombëtare, e pa-insurueshme, dhe jashtë çdo kornize ligjore ndërkombëtare të detarisë (konventat SOLAS dhe MARPOL).

Kush qëndron pas anijes së peshkimit “Open Balkan”?

Kush është “Vital Shipping”, kompania që fsheh pronësinë e “Open Balkan”?

Sipas raportit zyrtar të inspektimit të Agjencisë Evropiane për Sigurinë Detare (EMSA), anija Open Balkan nuk figuron në pronësi të kompanisë “Rozafa” të Gjergj Lucës, por në emër të një kompanie tjetër: “Vital Shipping Co.” me seli në Durrës.

Kjo kompani rezulton si menaxhere dhe pronare ligjore e anijes, por për të nuk ka asnjë informacion publik mbi aktivitetet reale, flotën detare apo stafin drejtues. Mungesa e transparencës dhe përdorimi i një entiteti të tretë për regjistrimin e anijes ngren dyshime serioze mbi qëllimin e vërtetë të itinerarit dhe strukturës pronësore.

Kjo lëvizje, blerja e anijes nga Luca dhe regjistrimi i saj në një kompani tjetër është tipike për rastet kur kërkohet shmangie përgjegjësie apo zhdukje e gjurmëve financiare dhe operative, veçanërisht në zona të ndjeshme si trafiku detar dhe emigracioni.

Gjergj Luca është i lidhur politikisht, është i ekspozuar ekonomikisht, dhe sipas burimeve ndërkombëtare, i rrethuar nga individë të kapur në trafik droge. Dy bashkëpunëtorë të tij u arrestuan në Itali në 2023 në një operacion kundër një rrjeti shqiptar që trafikonte kokainë në Milano. Ndërkohë, Luca në Shqipëri shfaqet si “burrë i mirë” që bën humor në Instagram dhe reklamë për qeverinë.

Pse nuk jep asnjë shpjegim Gjergj Luca për “Open Balkan”?

Pse Luca nuk ka folur kurrë për itinerarin misterioz te anijes së tij?

Pse autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim administrativ për klasifikimin e tërhequr?

MOW Magazine, ka ngritur publikisht alarmin. Nuk janë më fjalë tavoline apo zëra porti. Janë koordinata, ndalime zyrtare, dokumente inspektimi, dhe itinerare që flasin vetë.

Gjergj Luca duhet të japë shpjegime për median italiane, para se të bëjë kllounin në rrjetet sociale. /Pamfleti

Tags: Gjergj Lucaopen balkanVital Shipping Co
Previous Post

Lirohet nga qelia Ervin Salianji

Next Post

Tenderat e fushatës/ Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit

Next Post
Tenderat e fushatës/ Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit

Tenderat e fushatës/ Bledjan Dalipi i OSHEE, 8.7 mln euro pa garë në 6 muajt e fundit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, shpëtohen nënë e bir

July 20, 2026
Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al