Monday, June 16, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Editor by Editor
June 16, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Miliarderi Samir Mane krijon një rrjet kompanish ndërtimi në emra të biznesmenëve të tjerë shpesh herë ish punonjës të tij, për t’i fshehur publikut implikimin e drejtpërdrejtë me Ramën dhe për evazion fiskal.

Në emër të tyre merren leje ndërtimi dhe faturohen projektet e Samir Manes që janë betonizim nga bregdeti deri në qendër të Tiranës. Duke i fshehur si zhvillues dhe zbatues projektesh, këto subjekte janë në fakt këmbët e oktapodit Samir Mane.

Më konkretisht, një muaj para zgjedhjeve të 11 majit, në mes të 60 lejeve të ndërtimit që firmosi Edi Rama në KKT, kishte mes tyre projekte ku përfitues ishte direkt Samir Mane, por edhe subjekte që dukeshin si të panjohura, por të lidhura me me oligarkun.

Kështu, Samir Manes i është dhënë Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë anësore 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kat nëntokë në objektin ekzistues 2 dhe 3 kate me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana East Gate” sh.p.k. Para dy vjetësh kjo kompani quhej “MANE TCI”.

Më tej Rama ka firmosur Manes miratimin e ndryshimit të projektit dhe i ka shtyrë afatit për objektin: “Nukli 34”, pjesë e Resortit turistik “Green Coast 1”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

Me bilanc negativ, por marrin leje për kulla!

Leja e ndërtimit për objektin “Objektin industrial 1 dhe 2 kat me mur rrethues”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, i është miratuar subjektit zhvillues shoqëria “Pajtoni” sh.p.k. Këtu paraqitet Armando Pajtoni me një nga 13 kompanitë e tij, i cili është pjesë e oktapodit të Manes, duke u shfaqur aty ku Mane nuk do të duket.

Le ta shpjegojmë: Pronari i “Pajtonit” është i njëjti që ka edhe kompaninë “SEASIDE RESIDENCE II” shpk. të cilën ia ka kaluar Samir Mane. Më parë kjo ishte në emrin e “Green Coast”.

Po pas kësaj kulle kush është? Rama firmosi leje ndërtimi për objektin “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rrugës “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k. Të dyja kompanitë që përmenden këtu janë të Armando Pajtonit.

Këtu ka diçka që nuk shkon. Si mundet që këtë kullë ta ndërtojë një kompani që prej vitesh rezulton me humbje?

Qysh në vitin e krijimit më 2016 dhe deri në 2021, kompania “Loraldo” shpk raportonte humbje të mëdha prej qindra milionë lekësh në vit. Sipas rregullave duhet të shkonte drejt falimentit, por kjo është temë tjetër që lidhet me tatimet.

Edhe dy vitet e tjera 2022 dhe 2023, sipas pasqyrave financiare zyrtare, kompani rezulton me humbje.

Kompania tjetër, “ALBUS INVEST” u krijua në 3 tetor 2024, ku gjysmat e aksioneve i ka Armando Pajtoni dhe 50% i ka Beqir Rraja. Kapitali i saj është vetëm 100 mijë lekë.

Sigurisht efekti Samir Mane bën magjinë pa u shfaqur emri i tij: mund të marrësh leje nga Rama, të pastrosh paratë tek kulla, të krijosh evazion fiskal, të marrësh kredi, të pasurohesh!

Farka bëhet pronë e oligarkëve

Vitin e kaluar, në shtator, Samir Mane mori dritë jeshile nga kryeministri Rama për një kompleks vilash në Farkë, në Tiranë.  Sipas dokumenteve, kompania “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k. nën pronësi të oligarkut Samir Mane do të ndërtojë një kompleks vilash në Farkë.

“Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me objekt shërbimi 1-3 kate dhe vila banimi 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në njësinë strukturore FA/47, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k”, thuhet në lejen e lëshuar nga KKT. Për të mos u ngatërruar, kjo është e njëjta kompani që ka pasur emrin më parë “MM TRADING” shpk, por oktapodi kur është në rrezik lëshon një ngjyrë për të ngatërruar të tjerët. Kështu bëjnë edhe bizneset e Manes.

Samir Mane merr një kompani nga Korça për betonimin e Palasës

Kujtojmë gjithashtu se Rama në gusht 2024,  i hapi rrugë betonizimit të lagjes së VIP-ave në Palasë ku vazhdon të ndërtojë Samir Mane. Projekti “Green Coast” i Manes në Palasë do të vijojë zgjerimin. KKT diskutoi në atë mbledhje dhënien e Lejes së Ndërtimit për objektin: “Rezidencë banimi me 1 deri në 9 kate mbi tokë, 1 deri në 4 kate pjesërisht nëntokë dhe 1 kat nëntokë, Zona G17, Green Coast Resort 2, Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.

Të tjera leje për Green Coast përfshinin: -Leje Ndërtimi për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G16, Objekte banimi 1, 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate nëntokë, pishina dhe mur rrethues”, Palasë, Bashkia Himarë. Subjekt zhvillues është shoqëria “Seaside Hospitality” sh.p.k. Edhe kjo ishte pronë e Manes deri më 3 maj 2024, kur është kryer transaksioni me kompaninë “Bregu” me bazë në Korçë, e cila është bërë zotëruese e 100% të kuotave. Gjithsesi “Seaside Hospitality” vazhdon të jetë nën hijen e Samir Manes dhe të kryejë punët e tij.

Leja tjetër është për miratimin e ndryshimeve të projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Hotel” 1, 2, 3, 4, 5, 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k”

Blenë kompaninë e Manes, më pas morën leje për kullë

Ndërsa në 14 dhjetor 2022, do të ishte gosti e madhe nga Rama për Saimir Manen dhe kompanitë e me emra të tjerë, por të zotëruara prej tij.

Njëra nga këto është leja e ndërtimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbime”, me vendndodhje në Rrugën: “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Urbalb Construction” sh.p.k.

Kompania është krijuar në vitin 2020 nga “MANE TCI” e Samir Manes dhe iu shit në maj të vitit 2022 shoqërisë “Lion Construction”. Kjo e fundit është në pronësi të Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina (kunati i Sandër Frangajt).

Një tjetër bashkëpunim oligarkësh është ky projekt që mori bekimin e Ramës: Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, zyra dhe edukimi”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Fusha” sh.p.k, “Balfin” sh.p.k dhe “Banka e Tiranës” sh.a. dhe pronarët përfitues janë Shkëlqim Fusha dhe Samir Mane.

Iu lodh dora kryeministrit duke hedhur firmat atë ditë. Miratoi edhe leje ndërtimi për objektin “Green Coast Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k., ku pronari përfitues është Samir Mane.

Në këtë skemë është edhe leja e ndërtimit për objektin “Green Coast II, Zona A2 “Objekt hoteleri, shërbime dhe pishinë”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Aqua Marine construction” sh.p.k. Kjo kompani i përket familjes Bega që janë pronar të fabrikës së qumështit “Erzeni”.

Një bashkëpunim tjetër vjen me Geront Çelën. Atë ditë Rama miratoi leje ndërtimi për objektin: “Strukturë akomoduese, rezidenciale dhe Marina Resort”, Blloku 1 (Objekti B3 dhe B4), me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marina Residences Vlorë” sh.p.k.

Përfituesi “Marina Residences” ka ortakë: “Marina di Valona”, në pronësi të Geront Çelës, që njihet edhe si “Geronti i Brunesit”; “Balfin” i Samir Manes; dhe kompania “Brunes”. Geront Çela është lidhje e Arben Ahmetajt dhe krushk i Tom Doshit. Geront Çela i  “Brunes” ka marrë 57 mijë m2 tokë shtetërore për kulla buzë detit në Vlorë. Geront Çela ka marrë me koncension nga qeveria edhe portin e Vlorës.

Biznesmeni ka do të investojë 22.8 milionë euro nga paratë e veta për ndërtimin e portit turistik në Vlorë dhe në këmbim do të ketë të drejtën të shfrytëzojë me koncesion për 35 vjet portin turistik, plus do të përfitojë një sipërfaqe të madhe toke falas në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Sipas projektit, porti turistik i Vlorës do të ndërtohet në vendin ku aktualisht ndodhet porti i mallrave. Kujtojmë se Nisma “Thurje” e ka denoncuar në SPAK Çelën për këtë koncesion, por nuk dihet ç’u bë me hetimin. Kjo që raportuam është vetëm një cep i vogël grisur nga fotografia e madhe e korrupsionit të Samir Manes të betonuar me firmat e Edi Ramës.

/Gijotina/

 

Tags: samir mane
Previous Post

Maska.al dha lajmin ekskluziv, Roven Zeka kërkon lirim nga burgu pasi theu këmbën

Next Post

Vrasja e Artan Cukut, dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit

Next Post
Vrasja e komisar Artan Cukut, kërkohet burgim i përjetshëm për Bledar Jambellin

Vrasja e Artan Cukut, dënohen me burgim të përjetshëm dy të pandehurit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë

June 10, 2025
Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në burg?! Kush ia theu këmbën Roven Zerkës?!

June 9, 2025
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Denoncimi: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

Denoncimi: Magazinerët e Salillarit bëhen si me magji nga Rama, pronarë parqesh fotovoltaike dhe koncensionarësh, SPAK nuk i sheh

June 16, 2025
Bashkia Shkodër vendos të zhvillojë koncert në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia: Po shkelet ligji!

Bashkia Shkodër vendos të zhvillojë koncert në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia: Po shkelet ligji!

June 16, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al