Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush është ‘Agai i Ri’ që po ndërton parkun fotovoltaik mbi tokat e rrëmbyera të banorëve të Lushnjes

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kush është ‘Agai i Ri’ që po ndërton parkun fotovoltaik mbi tokat e rrëmbyera të banorëve të Lushnjes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një protestë është mbajtur sot nga banorët e fshatit Imshtë të njësisë Bubullimë në Lushnjë, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonë.

Sipas deputetit të PS, Erion Braçe, po ndodh një grabitje e tokës publike për ndërtimin e paneleve diellore. Por kush do të ndërtojë në këtë zonë dhe cili është deputeti që po mbështet ndërtimin?

Elton Çekrezi, pronar i EuroElektra ka blerë tokën shtetërore dhe do të ndërtojë aty panele fotovoltaike. Çekrezi ka krijuar kompaninë “SunXpower” me të cilën ka fituar leje për të ndërtuar panele fotovoltaik në Imshtë të Lushnjës.

 

Zanafilla e konfliktit ka nisur që prej vitit 2024, ku banorët sërish protestuan duke kundërshtuar ndërtimin, pasi sipas tyre, zona është pronë shtetërore e patjetërsueshme nga ligji. Edhe një vit më parë deputeti socialist Erion Braçe publikoi një video, ku shkruante se një person i shoqëruar nga policia po tentonte të merrte tokën e shtetit.

Nga ana tjetër Çekrezi, ka blerë tokën shtetërore. Për të sqaruar banorët, familja Çekrezi asakohe reagoi me dokumenta për median Ditari se “sipërfaqja e tokës për të cilën pretendohet nuk është pronë e shtetit dhe nuk është marrë nga shteti”.

Familja Çekrezi deklaroi se toka është blerë me kontratë noteriale nga një familje ish-pronarësh, të cilët e kanë fituar pronësinë e saj me vendim të kthimit dhe kompensimit të vitit 1998. Për këtë, në cilësinë e pronarëve të rinj, disponojnë dokumentacion pronësor të azhornuar nga Kadastra si edhe të gjithë dokumentacionin e origjinës (që nga vendimi i sekuestros nr.5 datë 23.07.1945 deri te vendimi i kthimit nr.58 datë 03.11.1998). Sa i përket kundërshtimit të banorëve, biznesmeni shprehej se i kanë zaptuar të gjithë sipërfaqen, përfshirë tokën shtetërore dhe atë private, për të cilat nuk kanë asnjë dokumentacion.

Duke u rikthyer në protestën e sotme, Braçe në postimin e tij kujton se një tentativë e ngjashme për përvetësimin e kësaj toke ka ndodhur edhe më herët, me mbështetje politike, nga një politikan, për të cilin nuk jep një emër. Deputeti shprehet se ndërtimi është ndalur pasi çështja ka kaluar për hetim, ku shprehet se një “agai i ri”, identieti i të cilit nuk dihet, po synon të ndërtojë panele fotovoltaike në këtë zonë. Braçe nënvizon se çështja është në fazën e dytë të veprimeve hetimore nga Prokuroria e Fierit.

“Ky që shihni në video, që ju bërtet bujqve e ju thotë “boll bërtitet” është agai i ri që do të ndërtojë panele fotovoltaike mu në këtë tokë! Ç’ është kjo tokë? Është një sipërfaqe toke nga buza e lumit Seman deri në argjinaturë. Është kjo mbi të cilën po rrijnë bujqit. Dy javë të shkuara, ky tip ishte në Imshtë pa policinë, por me kriminelë që bënin çmos tu dukeshin armët; kanë kërcënuar banorët dhe ju kanë përmendur jetën e fëmijëve. A ka turp më të madh se Policia e Shtetit sot në mbrojtje të një grabitjeje ditën për diell kur ligji është shumë i qartë?! Është e përsëritur kjo! Një vit e gjysmë më parë, me mbështetje të një politikani, i njëjti tip kishte përsëri policinë me vete deri ditën që politikani ra nga karrigia!“-denoncon deputeti.

Teksa në 2024 konflikti u ndërpre dhe nuk pati një ndërtim të paneleve, mbetet për tu parë se si do të operohet sot. /Zëri.al/

Previous Post

OSHEE: Klinikat e botoksit dhe dentare paguajnë energjinë elektrike si abonentë familjarë

Next Post

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit

Next Post
Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit

Me kushte atmosferike të paqëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026
Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

Ardit Gjebrea në SPAK: U pyeta si dëshmitar, jo si person nën hetim

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al