Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kurti: Ja si monitorimi elektronik do ta luftojë dhunën në familje si kurrë më parë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE
0
Kurti: Ja si monitorimi elektronik do ta luftojë dhunën në familje si kurrë më parë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se funksionalizimi i monitorimit elektronik, do të luftojë dhunën në familje si asnjëherë më parë.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila ka demonstruar se si do të funksionojnë hallkat për monitorim elektronik të kryesve të dhunës, apo të dyshuarve.

Shumica e viktimave të dhunës në familje janë gra.

Ligji për mbikëqyrjen elektronike ka hyrë në fuqi në qershorin e vitit 2015, mirëpo nuk është jetësuar asnjëherë.

Mbikëqyrja elektronike, që do të hyjë në fuqi menjëherë, do të vlejë për secilin individ, kanë thënë autoritetet, sapo të ketë vendim të gjykatës për urdhër mbrojtjeje.

“Ka qenë kërkesë e kamotshme që policia jonë, për të pasur parandalim më efikas, hetime më të mira dhe trajtime më gjithëpërfshirëse, të kalojë edhe në këtë fazë të hallkave për monitorim elektronik”.

Hallka do të vendoset në këmbën ose dorën e dhunuesit, ose të personit të dyshuar, ndërsa viktimat dhe autoritetet do t’i kenë gjurmuesit.

Nëse viktimës i afrohet i dyshuari në zonën që ia ndalon gjykata, sinjali u shkon me automatizëm nivelit lokal dhe qendror të policisë, dhe nisin procedurat standarde për ndërhyrje.

“Problemet më të mëdha i kemi për shkak se nuk respektohen urdhrat mbrojtës. Defekti nuk është thjesht te mungesa e hallkave për monitorim elektronik, por te mosrespektimi i urdhrave mbrojtës. Meqenëse ka të tillë që do të vazhdojnë me mosrespektim të urdhrave mbrojtës, ne kemi bërë një hap gjigant për mbikëqyrje të të gjithë këtyre personave”, ka thënë Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dhuna në familje nuk është çështje private, është përgjegjësi e institucioneve, andaj pret veprime serioze nga prokuroria dhe gjykatat.

Sipas Haxhiut, dënimet e buta vetëm mund t’i inkurajojnë dhunuesit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se hallkat për mbikëqyrje do të përdoren edhe për parandalim të veprave tjera penale, mirëpo parësor do të jetë parandalimi i përsëritjes së dhunës ndaj grave.

Shefi i Policisë, Gazmend Hoxha, ka thënë se policia e ka pasur obligim zbatimin e ligjit ekzistues dhe një gjë e tillë është mundësuar pasi Qeveria ka ndarë buxhet të veçantë, pa përmendur shifrën.

Nga viti 2010, në Kosovë janë vrarë 58 gra.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./ REL

Previous Post

Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhakës, reagon PS

Next Post

Holta Zaçaj nuk largohet nga Kushtetuesja: Do i drejtohem “Venecias”

Next Post
Holta Zaçaj nuk largohet nga Kushtetuesja: Do i drejtohem “Venecias”

Holta Zaçaj nuk largohet nga Kushtetuesja: Do i drejtohem “Venecias”

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al