Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur trajtimi bëhet luks, BIRN: Gratë e prekura nga kanceri i gjirit në luftë me sëmundjen dhe shtetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kur trajtimi bëhet luks, BIRN: Gratë e prekura nga kanceri i gjirit në luftë me sëmundjen dhe shtetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.

Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.

“Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.

Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.

“Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.

Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.

Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.

“Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.

Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.

“Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.

Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.

Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.

Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.

“Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.

Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.

“Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”./ BIRN

Previous Post

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Next Post

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliajn

Next Post
Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliajn

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliajn

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al