Sunday, July 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur IA përdoret si lojë dhe shpëtim për pushtetin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, OP-ED
0
Kur IA përdoret si lojë dhe shpëtim për pushtetin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agim Nesho

I nteligjenca artificiale (IA) sigurisht është revolucioni… për zhvillimin e shoqërisë për shekullin e 21. Ky revolucion do ta çojë shoqërinë njerëzore përpara për sfidat që ajo ka për mbijetesën e shoqërisë njerëzore nëpërmjet zhvillimit të shkencës, perfeksionimit të prodhimit, administrimit eficient.

Kjo teknologji e re që bën të mundur inteligjencën artificiale është mundësuar nga shkencëtarët dhe do të jetë në shërbim të njeriut. Makinat robotike, sistemet e inteligjencës artificiale kanë një raport të mirëpërcaktuar dhe në funksion të njeriut.

Zhvillimi i këtij revolucioni vjen natyrshëm si zhvillim i shoqërisë, njohjes, edukimit dhe përdorimit të kësaj teknologjie në ekonomi dhe në çdo fushë të veprimtarisë njerëzore.

Në qoftë se demokracitë perëndimore avancimin e këtij revolucioni teknologjik e fillojnë me vendosjen e ligjit për IA, edukimin e shoqërisë në të gjitha nivelet e shkollave, universiteteve, administratës publike, etj., në sistemet autokratike në shumë raste implementimi i këtij progresi përdoret si mjet për liderët e tyre autokratë në lojë për mbajtjen e pushtetit.

Marrim rastin e Shqipërisë, një autokraci rentiere, feudaleske që sot me liderin e saj ka vendosur që IA (Diella) të jetë pjesë e rëndësishme dhe ministre e kabinetit të 4 Rama. Shqipëria me një histori të shkurtër në demokraci për më pak se 35 vjet, ka shkarë drejt sistemeve autokratike putineske, duke prodhuar një autokraci kryeministrore, kapur institucionet e shtetit dhe prishur balancat e pushtetit.

Shqipëria është vendi me korrupsionin më të madh në Evropë, në një krizë të thellë të emigrimit të popullsisë, të kontrollit të mediave, të mungesës së plotë të transparencës dhe llogaridhënies.

Ardhja e Diellës (IA) në një sistem të tillë që është vështirë për ta klasifikuar, për shumë kritikë dhe analistë është thjesht një mashtrim dhe një përdorim mediatik. Është mashtrim sepse marrja e informacionit nga institucionet është i pamundur dhe jofunksional, nuk ka siguruar akoma internet në shkolla dhe universitete, nuk ekziston asnjë ligj për inteligjencën artificiale në vend, shkel ligjin themeltar të shtetit dhe nuk dihet nga kush do të administrohet kjo platformë e inteligjencës artificiale.

Në qoftë se zoti Rama na e paraqet Diellën si ministrja që do të ndalojë korrupsionin, atëherë Rama është shakatori i qytetërimit! Në qoftë se Diella do të funksionojë nën përgjegjësinë e Ramës dhe do të ushqehet nga tutorët, që do të përgatisin informacionin, të cilët janë pjesë e klaneve dhe administratës së politizuar të Ramës, rezultatet e Diellës do të jenë të infektuara që në fillim.

Inteligjenca artificiale përpunon atë informacion që ti e ushqen. Psh,. do të dallojë dot Diella që ligjet e personalizuara (plot 11) të qeverisë Rama si rasti Fusha etj., janë veprime korruptive të qeverisë? Do të dallojë Diella që transformimi i pronave të ushtrisë dhe përdorimi i tyre për biznes turizmi është krim ndaj sigurisë së vendit? Si do ta analizojë Diella korrupsionin e Portit të Durrësit si një shpërdorim të pronës publike, apo si një aset për zbukurimin e Shqipërisë? A do të kuptojë Diella që një pjesë e tenderave i fitojnë kompanitë offshore klientelë të Ramës që fshehin origjinën e parave, etj., etj.?

Që Diella është një përdorim i autokratit Rama për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik botëror, për një lider global me vizion dhe për të harruar masakrën elektorale të 11 majit, korrupsionin galopant, emigracionin masiv etj., kjo u pa qartë që në paraqitjen e Diellës në Parlament. Diella e Ramës ishte e trishtuar që nuk e pranonin, antikushtetuese, etj., kur dihet që makinat artificiale nuk shprehin ndjenja dhe qëndrime politike, por përpunojnë informacion.

Në qoftë se Diella është kaq e nevojshme për zhvillimin e Shqipërisë, pse vendet perëndimore si SHBA, nuk e zëvendësojnë kabinetin e tyre me ministra AI, kur dihet që janë dekada përpara në shkencën e AI? Në fakt, marrja e Diellës në kabinetin e Ramës është një nga gjetjet e Ramës për të ushqyer narcizizmin e tij dhe kapur vëmendjen botërore.

Sot Diellën e inteligjencës artificiale, progresit të shkencës dhe teknikës moderne, do ta përqafonin të gjithë me entuziazëm, por z. Rama e ka degjeneruar me protagonizmin e tij dhe e ka vënë në përdorimin e tij siç ishin ambiciet e parealizuara për të qenë negociator i krizës Turqi-Greqi, satelitët në hapësirë, apo i pari në botë për ta quajtur Presidentin e SHBA-ve turp i civilizimit.

Mendja e tij krijuese e ka bërë të jetë i pari kryeministër në botë t’i gjunjëzohet një kryeministri tjetër, i pari në bote për të thyer protokollin zyrtar me atletet e tij të bardha dhe konkurron me Krushovin, me nxjerrjen e këpucës së tij në Konferencën e Vjenës, duke dirigjuar liderët botërorë në ceremoninë zyrtare. Sado kreative mund të jenë diktatorët, prapë realiteti në vendet e tyre plot korrupsion dhe shtypje, varfëri dhe pakënaqësi nuk mund ti bëjnë ata të lumtur për gjetjet e tyre. Ata shtyjnë në kohë agoninë e tyre.

Vërtetë zoti Rama me arrogancën e tij në parlament kërkoi të përbuzte përfaqësuesit e popullit opozitar me shembullin e disa parlamentarëve të Butanit që refuzuan elektricitetin në respekt të fesë së tyre budiste, por harroi që ajo zonë gjeografike ka bërë edhe heqjen e diktatorëve me mandatin e 4 (Bangladesh), heqjen e klikave autokratike që duan të kontrollojnë informacionin (Nepal) edhe klikave progresiste që mashtronin dhe vidhnin popullin si në Sri Lanka. Në qoftë se për një rast do t’i besojmë Ramës se Diella është një platformë inteligjente që do ti shërbejë vendit, atëherë Diella duhet ta kuptojë shpejt se Shqipëria nuk bëhet me një kleptokrat si Rama.

Previous Post

Lidhja intime me të miturën dhe shantazhi me video, Gjykata lë në burg policin dhe 2 të arrestuarit e tjerë

Next Post

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci

Next Post
Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Enver Petrovci

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al
AKTUALITET

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

by Redaktor Redaktor
July 14, 2026
0

Pretendime të publikuara online kanë ngritur shqetësime për një sulm të mundshëm ndaj të dhënave që lidhen me ProCredit Bank...

Read moreDetails
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

Tender me “garë” pa garë në Lezhë? Eliminohen të gjithë operatorët, shpallet fitues “DRINI A”

July 9, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026
DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

DOSJA E SPAK/ Tufa me euro dhe dhoma të mbushura me kokainë, dalin bisedat mes trafikantëve

July 10, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026
Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al