Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ku i çon paratë Arben Hodo, që del me humbje? “Beu” i Këlcyrës i dha 127 MLN lekë më 31 dhjetor, pa mbaruar 600 MLN që i mori në shtator

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ku i çon paratë Arben Hodo, që del me humbje? “Beu” i Këlcyrës i dha 127 MLN lekë më 31 dhjetor, pa mbaruar 600 MLN që i mori në shtator
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I mbiquajturi “Beu” i Këlcyrës, kryetari i bashkisë, Klement Ndoni, e ndan buxhetin e investimeve me miqtë e tij. Një nga këta është biznesmeni Arben Hodo me bazë në Përmet dhe Gjirokastër. Edhe këtë radhë, kompania e tij “Hito ‘94” është favorizuar nga Ndoni.

Tenderi ka si objekt “Këlcyra Historike dhe Natyrore”, me burim financimi nga Buxheti i Shtetit.

Janë 12 647 771,00 lekë pa TVSH, të ndara për këtë projekt dhe po xhirohen në arkën e firmës së Hodos dhe të operatorit tjetër që është në marrëveshje BOE, “AD-STAR” shpk me pronar Alfred Çoma.

Megjithëse data e mbajtjes se tenderit ishte me 26 nëntor 2025, fituesi është bërë i ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik më 31 dhjetor 2025. Në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një operator konkurrues: Arben Hodo.

Procedura është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kompania e Hodos nuk plotëson kriteret e tenderit

Nëse kryebashkiaku do të kujdesej për paratë e taksapaguesve siç e kërkon ligji, duhej që tenderi të anulohej. Përveç faktit se ky është një tender pa konkurrencë, janë disa kritere të shpallura nga vetë autoriteti kontraktues, që kompania e Hodos nuk i përmbush. Për shembull, në këtë moment kjo firmë është e angazhuar me mjete dhe personel në një kontratë tjetër publike. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemim, Asfaltim rruga Liqeni Këlcyrë dhe Varreza Publike”. Paratë janë të taksapaguesve të Bashkisë Këlcyrë dhe  paguhen për projektin me kohëzgjatje 6 muaj. Komisioni e ngritur nga kryetari e kishte caktuar fondin limit 58 328 305,00 lekë pa TVSH. Ndërsa tenderi është mbajtur shpejt e shpejt më 21 korrik 2025.

Megjithëse kanë marrë pjesë 5 operatorë ekonomikë, tenderi nuk ka pasur ndonjë garë të mirëfilltë. Dyshimet për kurdisjen e tenderit qëndrojnë në faktin se në renditjen e ofertave, e para nuk është kompania fituese “Hito 94” shpk, por firma “ED KONSTRUKSION” shpk. Kjo e fundit kishte propozuar ofertën 41,441,400.00 lekë pa TVSH. Ndërsa kompania e Arben Hodos ka dhënë vlerën 42 551 103,00 lekë pa TVSH. Kompania e parë është tërhequr në fund nga gara duke mos paraqitur dokumentet provuese.

Më 17 shtator 2025 kryetar Ndoni ka shpallur fituesi mikun e tij. Edhe ky tender është shënuar me “Flamur të kuq” korrupsioni.

Nga ana tjetër, miku i kryetarit nuk ka kapacitet financiar, pra nuk e përmbush këtë kriter. Sipas dokumenteve të tenderit, në tre vitet e fundit, kompania duhet të ketë bilanc pozitiv. Por shikojeni më poshtë grafikun e fitimeve të kompanisë.

Dy vitet e fundit, kompania “Hito 94” rezulton me humbje respektivisht 71 milionë lekë dhe 130 milionë lekë. Megjithëse fiton tendera pa fund, Arben Hodo raporton humbje tek Tatimet. Ku i ka dërguar paratë? Ndoshta ka ndihmuar fushatën elektorale të kryebashkiakut.

Janë të shumtë tenderat që ka marrë kompania e Hodos nga bashkia Këlcyrë, megjithëse prezantohet me ofertat më të shtrenjta. Rasti më skandaloz evidentohet në 25 qershor 2019.  Me firmën e kryetarit Ndoni, Arben Hodo mori tenderin me objekt “Skema Ujitëse Ballaban, Ujitja e Fushës Ballaban vazhdimi” me fond limit 23,308,514.00 lekë pa TVSH.

Por kur ke mbështetjen e “Beut” të Këlcyrës nuk ka pse ta ulësh pazarin! Thuhet se kryetar Ndoni ka fituar imunitet edhe nga prokuroria. Në vitin 2019, banorët e prekur nga veprimet arbitrare të kryebashkiakut e kallëzuan për shpërdorim detyre në Prokurorinë e Përmetit.

Në tetor 2023, SPAK e mori nën hetim kryebashkiakun e Këlcyrës, Klement Ndoni, pasi akuzohet nga qytetarë të Këlcyrës se ka ofruar favore dhe para në këmbim të votës. Prokurori Olsi Dado, i cili ka në dorëzim procedimin penal nr.178 të vitit 2023, ka marrë disa persona në pyetje, të cilëve, sipas kallëzimit, u është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në zgjedhjet e 14 majit 2023. Pasi siguroi mandatin e katërt me këto metoda, Ndoni po bën pasuri me tenderat për brezin e katërt!

©️Copyright Gijotina.com

Tags: “Beu” i KëlcyrësAlfred ÇomaArben HodoKlement Ndonikryetari i bashkisë
Previous Post

‘Më ke tradhtuar’, Keijsi dhe Stelina përballë njëri-tjetrit

Next Post

Klodian Braho nis mandatin në krye të SPAK, nesër takimi i parë me prokurorët

Next Post
Klodian Braho nis mandatin në krye të SPAK, nesër takimi i parë me prokurorët

Klodian Braho nis mandatin në krye të SPAK, nesër takimi i parë me prokurorët

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al