Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’, lëshohen 3 masa sigurie/ EMRAT

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’, lëshohen 3 masa sigurie/ EMRAT
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj shtetasve Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula pasi akuzohen se kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime.

Masat e sigurisë:

  1. Ilir Allmeta – ‘Arrest në burg’,
  2. Ermir Gjoklaj – ‘Detyrim paraqitje’
  3. Mirash Lula – ‘Detyrim paraqitje’,

Ata dyshohen për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’.

Sipas organit të akuzës, bizneset “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, kompani nën hetim nga SPAK, me një vlerë totale prej 370.299.847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108.004.122 lekë.

Nga ana tjetër “5D” dyshohet se ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula me vlerën rreth 370,299,847 lekë.

Hetimet

Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera.

Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit.

Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.

Organi i akuzës thekson se skema mashtruese fiskale, përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dha tre masa sigurie për tre shtetas, I.A., ‘Arrest në burg’, E.Gj, ‘Detyrim paraqitje’ dhe M.L., ‘Detyrim paraqitje’, të dyshuar për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’, parashikuar nga nenet 144/a, 180 dhe 190 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.2578 të vitit 2025, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin  e Krimit Ekonomik në Drejtorinvë e Policisë Tiranë, rezultoi se subjektet tregtare “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, me një vlerë totale prej 370,299,847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108,004,122 lekë.

Subjekti ‘5D Konstruksion’ është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, duke dërguar në përfundim të hetimeve në gjykim shtetasit, G.C., E.M., T.M. dhe B.Ç. Ky subjekt dyshohet se ka ritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim, I.A. E.Gj. dhe M.L. me vlerën rreth 370,299,847 lekë.

Këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

Nga hetimi rezultoi se vlera e plotë prej 370,299,847 lekësh, e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit. Si rrjedhojë, veprimet e kryera jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, në TVSH dhe TF, por kanë rezultuar edhe në përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.

Në këtë kuadër, veprimet e koordinuara të këtyre subjekteve përbëjnë elementët përbërës të veprës penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, në bashkëpunim, në kuptim të nenit 144/a dhe nenit 25 të Kodit Penal.

Hetimet vijojnë në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Molla e Qato mashtruan me TVSH dhe paratë i tërhoqën cash

Sipas dosjes hetimore, kompania “5D Konstruksion” ka transaksione financiare me shoqërinë “Allmeta 02”, e regjistruar me ortak të vetëm Blerim Allmetën. Më herët, ajo ka pasur emrin “CACI shpk”, ku administrator ka qenë Ilir Allmeta, vëllai i Blerim Allmetës.

Ilir Allmeta është arrestuar 11 vite më parë si pjesë e një grupi që kishte ngritur një skemë mashtrimi me faturat e TVSH duke i shkaktuar shtetit 26 miliardë lekë. Me këtë shtetas rezulton se ka pasur kontakte dhe administratori i “5D”, Nestor Muhametllari.

Kompania e dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës ka realizuar 66 transferta bankare në drejtim të shoqërisë “Allmeta 02” me një vlerë totale 120.289.975 lekë të reja ose 1.2 miliardë lekë të vjetra. Këto pagesa janë në formën e blerjeve të realizuara nga “5D Konstruksion”.

Shumat provohen edhe nga kontrolli i bërë në Prokuroria e Posaçme në zyrat e kompanisë, ku janë zbuluar faturat fiktive. Gjithashtu, lidhja e ngushtë e administratorit Nestor Muhametllari me Ilir Allmetën është provuar edhe nga bisedat telefonike.

Sipas hetimeve, mes Muhametllarit dhe Allmetës janë regjistruar në total 676 telefonata. Administratori i kompanisë “5D Konstruksion” i tregonte Allmetës se kur duhej që të kryhej tërheqja e parave në bankë dhe se kur ai duhet t’i dorëzonte shumat monetare në cash.

Sapo fondet kalonin në llogarinë bankare të shoqërisë, Ilir Allmeta bën tërheqjet e parave në “cash” dhe ato përfundonin sërish në xhepat e pronarëve faktikë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Në disa raste, Muhametllari i thotë Allmetës që të presë fatura tatimore ndaj shoqërisë “5D”, për këtë të fundit në cilësinë e blerësit.

Në përfundim është provuar se kompania “5D Konstruksion” ka paguar kompaninë “Allmeta 02” për fatura tatimore fiktive dhe shumat monetare të transferuara nëpërmjet llogarisë bankare për blerje në emër të “5D”-së, janë rikthyer sërish te kjo e fundit.

Nga dokumentacioni i sekuestruar dhe mandatet e pagesave të kryera, është provuar se pasi shumat monetare janë kthyer në shoqëri kundrejt mandat-arkëtimeve, ato i janë dhënë ortakëve të shoqërisë. SPAK ka arritur të provojë se pronarët e kompanisë kanë përfituar 890 milionë lekë përmes mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së.

Previous Post

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

Next Post

Basha del nga SPAK, por nuk flet: Duhet të respektoj sekretin hetimor

Next Post
Basha del nga SPAK, por nuk flet: Duhet të respektoj sekretin hetimor

Basha del nga SPAK, por nuk flet: Duhet të respektoj sekretin hetimor

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al