Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kriza te Air Albania, avioni “afrikan” ngjyroset kuqezi pas bllokimit të dy “Airbus-eve” nga qiradhënësi: Rrugëtimi nga Libia në Nigeri dhe Tiranë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kriza te Air Albania, avioni “afrikan” ngjyroset kuqezi pas bllokimit të dy “Airbus-eve” nga qiradhënësi: Rrugëtimi nga Libia në Nigeri dhe Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania ajrore Air Albania është duke përjetuar probleme të theksuara financiare, fakt i cili nuk është pranuar asnjëherë publikisht, pavarësisht se të dhënat dhe zhvillimet më të fundit e konfirmojnë këtë.

Që prej themelimit, kompania ka operuar me dy deri në tre avionë, në varësi të nevojave të trafikut.

Gjatë muajve të fundit, siç konstaton edhe Skyweb.al nga verifikimi i burimeve të hapura, kompania ka vetëm një avion në dispozicion dhe po operon vetëm linjën Tiranë–Stamboll–Tiranë.

Fluturimi i sotëm për në Verona nuk është kryer. Po ashtu, nuk u realizuan as fluturimet e planifikuara për dje drejt Bergamos dhe Veronës.

Siç rezulton nga faqja zyrtare e Air Albania, kompania ka hequr thuajse të gjitha linjat nga sistemi, duke mos shitur bileta për asnjë destinacion tjetër përveç Stambollit.

Faqja e Air Albania nuk shet më bileta për në Bergamo
Faqja e Air Albania nuk shet më bileta për në Bergamo

Sistemi pasqyron një rikthim të fluturimeve në fund të shtatorit drejt Milanos (Malpensa), megjithatë mbetet për t’u parë nëse kompania planifikon të marrë me qira një avion tjetër apo do të koordinohet vetëm me të vetmin avion që zotëron aktualisht.

Gjithçka nisi pasi Air Albania nuk po paguante qiranë e dy avionëve Airbus A320-200 të marrë me qira nga kompania GA Telesis. Kjo e fundit ka çuar çështjen në gjykatë, duke kërkuar detyrimin e Air Albania për të shlyer pagesat e prapambetura.

Sipas raportimeve mediatike, kompania duket se ka probleme edhe me pagesën e stafit bazik, siç janë sanitaret, ndërsa vonesat në dhënien e pagave për pilotët dhe stjuardesat konsiderohen ndërkombëtarisht si një shkelje e rëndë e sigurisë së pasagjerëve.

Aktualisht, Air Albania po operon me një avion A320-200 të marrë me qira nga kompania bullgare Sky2Fly. Avioni me numër serial MSN 4247 është prodhuar në vitin 2010 dhe deri më tani është dhënë me qira nga Azia në Afrikë e tani në Europë përmes Air Albania.

Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247, nën logon DragonAir në Hong Kong
Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247, nën logon DragonAir në Hong Kong

Skyweb.al konsultoi historikun e këtij avioni, ku rezulton se ai është përdorur fillimisht në Hong Kong për gati 10 vite dhe më pas në Irlandë.

Avioni Airbus A320-200 me kod LZ-FSA duke operuar per kompanine United Nigeria
Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247, kod LZ-FSA duke operuar per kompanine United Nigeria

Më tej, avioni ka shërbyer nën flamurin e kompanisë libiane Crown Airlines në Afrikën e Veriut me kodin 5A-TAK.

Para se të merrej nga Air Albania, Airbus A320-200 ka operuar për tre vite në Nigeri për kompaninë “United Nigeria”.

Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247
Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247 dhe kod OE-IPF duke operuar nën logon e kompanisë libiane Crown Airlines

Një ndër avionët e Air Albania, ai Airbus A319 është përdorur për disa vite si charter i qeverisë shqiptare, por sëfundmi kryeministri Rama u pa duke fluturuar me një avion tjetër, në pronësi të një kompanie turke që jep chartera me qira.

Industria e aviacionit civil është një ndër më të kontrolluarat, ku standardet e vendosura nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga kompanitë ajrore.

Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247 nën logon Air Albania. Foto: 30 gusht 2025 në Aerportin e Stambollit
Avioni Airbus A320-200 me MSN 4247 nën logon Air Albania. Foto: 30 gusht 2025 në Aerportin e Stambollit

Megjithatë, situata në Air Albania duket më specifike dhe kërkon vëmendje të veçantë, nisur nga zhvillimet e fundit me pagesat e stafit dhe problemet me qiramarrjen e avionëve. /skyweb.al

Tags: Air Albania
Previous Post

Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, mbërrin nga Italia ekspertiza e 3-vjeçarit

Next Post

VIDEO/ Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan Ndoja, duke darkuar me Troplinët!

Next Post
VIDEO/ Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan Ndoja, duke darkuar me Troplinët!

VIDEO/ Olsi Rama dhe deputeti i PD Arjan Ndoja, duke darkuar me Troplinët!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026
“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al