Sunday, November 1, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kreditë e këqija/ Xama: Një nga shkaqet është korrupsioni në banka

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Kreditë e këqija/ Xama: Një nga shkaqet është korrupsioni në banka
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga arsyet e kredive të këqija është sipas gazetares Ola Xama, korrupsioni në banka. Në studion e MCN, Xama tha se rritja në 20% e kredive të këqija para disa vitesh nxori në pah parregullsitë në procedurat e dhënies së kredive.

“Në vitin 2013, Shqipëria ishte në vendin e tretë në Europë dhe Azinë Qendrore për kreditë e këqija. Një e katërta e kredive ishin kredi të këqija. Një nga arsyet pse ka ndodhur kjo është edhe për një fenomen që nuk është ngritur në media, që është korrupsioni në banka. Sot një drejtor banke nëse shkel disa rregulla të bën të pasur ose të varfër. Kjo solli situatën me kreditë e këqija. Pjesa më e madhe e këtyre kredive nuk u ekzekutua kurrë. Kishin lënë kolateral që nuk vlente as sa 10% e totalit të kredive. Gjysma e këtyre kredive të këqija shkuan te këta peshkaqenët e kredive. Ky është ai tregu i kredive. Është një treg që edhe sot vazhdon dhe askush nuk e përmend.” – tha Ola Xama.

Duke u ndalur te Microcredit Albania, Xama tha se te qytetarët që kanë marrëveshje me të është krijuar konfuzion që pas pezullimit të licencës nga Banka e Shqipërisë.

“Përsa kohë licenca është e pezulluar, kompania nuk bën dot aktivitet, pra nuk jep dot as mikrokredi. Sipas vendimit të BSH, ajo shet portofolin e kredive dhe bën rakordime të situacioneve të detyrimeve që kanë pasur qytetarët. Por jo të gjitha janë reflektuar në sistemin e kredisë. Ndaj ishte e domosdoshme të liheshin 6 muaj kohë që të bëheshin këto lloj rregullimesh. Për klientët, portofoli i Microcredit do të blihej nga një institucion tjetër. Shumë qytetarë që kanë proces me MCA janë njoftuar për transferimin, por nuk kanë ende një emër se kush do të jetë në vend të saj.

Ajo që rrezikohet është që nuk mundet dot në asnjë rast që institucionet që kanë një licencë nuk duhet në asnjë moment të jenë të dyshuar apo të mashtruar. Në momentin që bie besimi, duke qenë që BSH e ka pezulluar MCA, ai që paguan sot këstin e kredisë është skeptik nëse kjo shumë do të zbritet nga detyrimi që ai ka apo dikush në kompani, qoftë edhe pronari, t’i fusë ato në xhep dhe të mos i reflektojë në sistem.

Kemi një rast konkret kur ProCredit ia ka shitur kredinë MCA. Rritja e shumës mbi titullin ekzekutiv të gjykatës e ka rritur MCA. Janë raste që qytetarët i kanë çuar në gjyq. BSH e ka marrë vendimin në bazë të një kontrolli që ka bërë në vitin 2020. Kur ka parë që nuk janë realizuar rekomandimet, madje ka konstatuar shkelje të tjera, ka kërkuar pezullimin e licencës.  Skema nuk kufizohet as te BSH, as te shërbimet e tjera përmbarimore. Edhe te Kadastra, para regjistrimit të vënies së sekuestros, duhet të shohë si është bërë procedura. 100 mijë kredi janë shitur për afro 10% të detyrimit real. Kompania MCA ka dalë me fitim shumë të mirë gjatë këtyre viteve që ka operuar.” – tha Ola Xama.

Previous Post

Njihuni me shenjat më inteligjente të horosopit

Next Post

Hetimet për ”5D-në”/ Redi Molla i kërkon SPAK-ut që…

Next Post
Hetimet për ”5D-në”/ Redi Molla i kërkon SPAK-ut që…

Hetimet për ”5D-në”/ Redi Molla i kërkon SPAK-ut që...

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik

Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar për vrasjen e bashkëkombësit në Selanik

November 1, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al