Thursday, June 19, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun

Editor by Editor
April 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
KQZ i shkel syrin ‘propagandës’ së institucioneve publike për Belinda Ballukun
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cilësoi të mërkurën si me karakter informues postimet me pamje propagandistike të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku – duke miratuar ripostimin e tyre nga institucionet dhe kompanitë publike.

“Nga verifikimet e kryera, rezulton se postimet e publikuara nga shoqëria Albgaz sh.a janë të natyrës informuese dhe përmbajnë aktivitete që lidhen me funksionet publike të vetë institucionit,” tha Komisioni në një përgjigje me shkrim, duke iu referuar një prej kompanive që kanë shpërndarë propagandën elektorale të Ballukut.

“Këto postime nuk bëjnë pjesë në kategorinë e veprimtarive të ndaluara,” shtoi KQZ nëpërmjet një zëdhënëseje, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.

Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra euro në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre.

Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.

Gjatë javës së parë të zgjedhjeve, BIRN zbuloi se një ‘poster elektoral’ i ministres Belinda Balluku u ri-shpërnda nga faqja në Facebook e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një numër institucionesh në varësi, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Task Forcën e Transportit Rrugor, Agjencinë Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz.

“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.

Ky qëndrim i KQZ shihet si standard i dyfishtë dhe shkelje e Kodit nga juristi Dhimitër Zguro.

“Në vlerësimin tim, qëndrimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve vjen në kundërshtim jo vetëm me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, por edhe me praktikën administrative të Komisionerit,” tha ai.

“Ky i fundit, në raste analoge, i ka gjetur postimet e ngjashme me postimin e Belinda Ballukut, në përmbajtjen e të cilit vërehen fjalët ‘Shqipëria 2030′ dhe ‘Partia Socialiste’, me karakter elektoral,” tha Zguro, ndërsa shtoi se në përmbajtjen e këtyre postimeve shfaqen qartazi “mesazhe politike dhe slogane elektorale.”/ BIRN

Previous Post

“Zero! As fatorino nuk e vë”, Rama sulmon Eno Bozdon në Berat: Një qyp pa asnjë vlerë

Next Post

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz me ardhjen e stinës së re, si ta luftoni?

Next Post
Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz me ardhjen e stinës së re, si ta luftoni?

Lodhja e pranverës, fenomeni që prek shumë njerëz me ardhjen e stinës së re, si ta luftoni?

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit
AKTUALITET

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

by Editor
June 14, 2025
0

Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” janë ndaliar Krisald Kundraxhi dhe Jurgen Kovaçi. Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të...

Read moreDetails
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

Gjendet një trup i pajetë te “Bulevardi i Ri” në Tiranë

June 17, 2025
Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

Milionerët e rinj të Kuvendit, kush janë deputetët me llogari bankare plot

June 13, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

June 18, 2025
U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

June 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al