Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KPP rrëzon Arlindën e OBP-së/ Gjici ja mer punën nga duart Inertit të Lali Erit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
KPP rrëzon Arlindën e OBP-së/ Gjici ja mer punën nga duart Inertit të Lali Erit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një tjetër episod të zinxhirit të gjatë të aferave me tendera publikë, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka shfuqizuar vendimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), drejtuar nga Arlinda Pogaj, që shpalli fituese kompaninë “INERTI” sh.p.k në një procedurë me vlerë 296 milionë lekë pa TVSH për ndërtimin e kompleksit të poligonit të qitjes dhe palestrës për forcat speciale të Burgjeve.

Vendimi nr. 11, datë 06.01.2026 i KPP-së, i përbërë nga Fiorent Zguro (nënkryetar), Anila Malaj dhe Kreshnik Ternova, ka pranuar pjesërisht ankesën e disa operatorëve ekonomikë dhe ka shfuqizuar tërësisht rezultatin e tenderit të zhvilluar nga OBP, duke detajuar një sërë shkeljesh procedurale dhe parregullsish flagrante në vlerësimin e ofertave. Duket se Safet Gjici është rikthyer fuqishëm me firmën e tij ‘Kevin Konstruksion’ në tendera publik. KPP-ja një nga institucionet që bëhet pazar ditën për diell duket se tenderin ja jep paguesit më të parë kesh!
Megjithatë KPP vëren se skualifikimi masiv i 13 operatorëve dhe fitorja e paracaktuar e “INERTI” ishte e paracaktuar nga ‘virgjëresha e korrupsionit’ Arlinda Pogaj dhe se ne kishim paralajmëruar se Inerti kishte parapaguar tek bashkëshorti i Pogajt! Por planet u fundosen nga pazare me të forta në KPP.
Tenderi, me numër reference REF-60262-09-03-2025, u zhvillua në 19 shtator 2025 me pjesëmarrjen e 14 kompanive.

Por pas një procesi të diskutueshëm teknik, OBP skualifikoi 13 operatorë, duke lënë në garë vetëm “INERTI” sh.p.k, në pronësi të Florian dhe Halil Muha, kompani e lidhur me grupin e njohur të kontraktorëve publikë të favorizuar në projektet e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Sipas dokumenteve zyrtare të KPP-së, OBP ka shkelur parimet e transparencës dhe barazisë në garë, duke aplikuar kritere jo proporcionale për të përjashtuar konkurentët dhe për të kualifikuar ofertën e paracaktuar.

Në vendimin e saj, KPP thekson se:
“Komisioni i Prokurimit Publik konstaton se autoriteti kontraktor ka kryer shkelje në vlerësimin e ofertave teknike dhe ekonomike të operatorëve pjesëmarrës. Skualifikimet nuk janë justifikuar me prova bindëse dhe janë aplikuar në mënyrë të pabarabartë ndaj subjekteve të ndryshme.”
KPP pranon ankesën e bashkimit të operatorëve “KEVIN KONSTRUKSION” dhe “APIS CONSTRUCTION”, duke urdhëruar shfuqizimin e vendimit të OBP-së dhe rivlerësimin e ofertave, ndërsa kompania “INERTI” sh.p.k urdhërohet të korrigjojë shkeljet përpara çdo procesi të ri tenderimi.
Fatura financiare e shtetit dhe rikthimi i tarifave
KPP ngarkon zyrën e financës të kryejë kthimin e tarifave të ankimit për kompanitë e përjashtuara dhe derdhjen në buxhet të tarifave për subjektet që humbën ankesën, ndërsa thekson se vendimi hyn menjëherë në fuqi dhe mund të ankimohet vetëm në Gjykatën Administrative të Apelit.
Ky është një sinjal i qartë që institucioni më i lartë i kontrollit të prokurimeve publike e ka konsideruar të paligjshëm procesin e shpalljes së fituesit të tenderit prej 296 milionë lekësh, duke vënë në pikëpyetje integritetin e OBP-së dhe të drejtueses së saj, Arlinda Pogaj.
“Virgjëresha e Korrupsionit”: një seri që vazhdon
Publik Media kishte denoncuar këtë rast më heret, përfshirjen e OBP-së në tendera me dyshime për paracaktim dhe abuzim, si pjesë e ciklit investigativ të “Publik.al” “Virgjëresha e Korrupsionit”, që ka dokumentuar dhjetëra raste ku zyrtarë të institucioneve publike kanë përdorur procedurat e prokurimit për të favorizuar klientë të afërt me pushtetin.
Në këtë rast, përfituesi i drejtpërdrejtë “INERTI sh.p.k”, ndonëse kishte ofertë më të lartë, mori më shumë pikë dhe u shpall fitues nga OBP – vendim që më pas u rrëzua nga KPP për shkelje të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”.
Një skemë e njohur që po përsëritet
Skualifikimi i “INERTI shpk” nga KPP pas vendimit të OBP-së konfirmon dyshimet për manipulim të qëllimshëm të garës.

Në vend që të garantojnë konkurrencë dhe transparencë, autoritetet publike po përdorin tenderat si instrument politik dhe klientelist, duke favorizuar grupe të lidhura me pushtetin aktual.
Rasti i kompleksit të qitjes për forcat speciale të Burgjeve është një pasqyrë e sistemit të sëmurë të prokurimeve publike në Shqipëri, ku kontrolli institucional vjen vetëm pas faktit, kur fondet janë planifikuar dhe skemat janë tashmë të zbatuara./Publik media/

Previous Post

Zbulohet skandali/ Shqipëria trafikon ilegalisht qentë endacakë në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Digjet një makinë në aksin Milot–Mamurras, çfarë dyshohet

Next Post
Digjet një makinë në aksin Milot–Mamurras, çfarë dyshohet

Digjet një makinë në aksin Milot–Mamurras, çfarë dyshohet

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

October 22, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al