Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kontrabanda në Dogana nuk ndalet! Çfarë duhet më shumë për ti vënë prangat Gent Gazhelit?!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
0
Kontrabanda në Dogana nuk ndalet! Çfarë duhet më shumë për ti vënë prangat Gent Gazhelit?!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Që prej dhjetorit të vitit 2020, Gent Gazheli është drejtori i Përgjithshëm i Doganave të vendit.

Gazheli e pa veten drejtor fill pas shkarkimit si ambasador, kohë kur ai u kritikua pasi u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, të cilët e telefonin nga Siria dhe i kërkonin t’i ndihmonte me dokumentacionin për të nxjerrë Alvin Berishën nga kampi Al Hol.

Që prej asaj kohe, ai drejton Doganat e vendit, pikat tona hyrëse dhe dalëse, të cilat çdo javë janë kryefjalë e institucioneve të zbatimit të Ligjit. Jo më larg se 1 javë më parë, SPAK goditi një grup personash të cilët i akuzon si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që në bashkëpunim me biznesmenë kanë bërë kontrabandë cigaresh, në një dëm që përllogaritet në vlerën e gati 40 milionë eurove.

Mes të arrestuarve ka dhjetra punonjës të doganave të cilët dyshohet se kanë ndryshuar destinacionin e ngarkesave për të shmangur detyrimet doganore.

Mes tyre, një emër jo pak me rëndësi. Eldi Hoxha, punonjës i Doganave, nën hetim për kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë. Një ditë pas emërimit, SPAK i caktoi masë sigurimi, ndërkohë që ai do të duhet të paraqitet dy herë në muaj pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), konkretisht ditën e hënë, javën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Por kjo nuk e pengon ndërkohë që të shkojë përditë në zyrën e tij në bashkinë e Tiranës.

Si u katapultua ky personazh që nga punonjës i thjeshtë Doganash të bëhet sekretar i Bashkisë më të madhe në vend?

Përgjigjen me gjasë duhet ta dijë drejtori i tij, Gent Gazheli. Në pesë vite drejtim të Doganave të Shqipërisë, Gazheli ka qenë jo vetëm spektator pas skandaleve që shpërthejnë me ritëm të frikshëm në pikat doganore, por edhe një figurë tërësisht e paprekur.

Pavarësisht arrestimeve të njëpasnjëshme të vartësve të tij për kontrabandë, shpërdorim detyre dhe korrupsion, nuk ka pasur asnjë hetim të brendshëm administrativ, as transparencë mbi zinxhirin e përgjegjësisë apo masë tjetër për strukturën që ai drejton.

Përkundrazi, në rastin e personave të dyshuar si Eldi Hoxha, ka një promovim të abuzimit me detyrën. Në çdo vend normal, kur vartësit kapen në një veprimtari në shkelje me ligjin, edhe drejtuesit kanë pasoja politike më së paku e ligjore në rastin kur ka përfshirje direkte. Por në Shqipëri, drejtorët si Gazheli, janë të vaksinuar nga përgjegjësia edhe kur përmes punonjësve të tij kalojnë miliona euro kontrabandë.

Kush e mbron Gent Gazhelin?

A është ai thjesht kaq i painformuar për veprimet e vartësve të tij, apo thjesht i pazëvendësueshëm për interesa më të mëdha që lidhen me qarkullimin e parasë në pikat kufitare?

A kemi një sistem të instaluar kontrabande që kushdo që të kapet do të vazhdojë të punojë po njësoj?

Dhe nëse është kështu, pyetja nuk është më kush po na vjedh, por kush po i mbron hajdutët?

/Dosja.al/

Tags: doganaGent Gazhelikontrabande
Previous Post

Skandali me inceneratorin e Elbasanit vijon! A po falen kokat e aferës në kurriz të popullit?

Next Post

Historia e një skandali/ Si Mezini i krimit ngriti perandorinë në bregdet me uzurpim pronash – Shteti fle!

Next Post
Historia e një skandali/ Si Mezini i krimit ngriti perandorinë në bregdet me uzurpim pronash – Shteti fle!

Historia e një skandali/ Si Mezini i krimit ngriti perandorinë në bregdet me uzurpim pronash – Shteti fle!

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al