Friday, August 28, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Koncesioni i hemodializës “përlaroi” 150 mln euro, 94.4% e seancave në duart e privatit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Koncesioni i hemodializës “përlaroi” 150 mln euro, 94.4% e seancave në duart e privatit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

NGA Erges Eskiu

Klodian Allajbeu, pronari i rrjeteve të spitalit Amerikan dhe Hygeja, rezulton si përfituesi më i madh i koncesionit të hemodializës, i cili, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në gjashtë vjet ka përlarë 15.1 miliardë lekë, ose rreth 150 milionë euro. Nga këto para vetëm një pjesë e vogël kanë shkuar për pagesa në qendrat spitalore publike, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për të kënaqur oreksin e Klodian Allajbeut nëpërmjet kompanisë Dia Vita dhe rrjetit të tij të spitaleve.

Sa për ilustrim, dhe për të krijuar një ide se si janë shpërndarë fondet. Vetëm në vitin 2022, nga 193,878 seanca të kryera gjithsej, vetëm 10,766 u kryen në spitalin publik, ndërsa 183,112 seanca, ose 94.4%, u kryen nga privati dhe PPP-ja e Klodian Allajbeut.

 

Le të bëjmë një llogari të thjeshtë. Në rast se në 11 qarqe do vendosej që të ngriheshin qendra për hemodializën, buxhetit të shtetit nuk do i kushtonin më shumë se 4.5 ose 5 milionë euro, ndërsa që t’i bësh ultra modern, jo më shumë se 10 milionë euro. Duke shtuar dhe koston e hemodializës për pacient, e cila shkon së paku në 50% më lirë se ofron koncesionari, atëherë çdokush mund të llogarisë se sa ka qenë përfitimi i Allajbeut në këtë megavjedhje me leje dhe partneritet shtetëror.

Tenderi është dhënë pa garë, ndërkohë që raporti i KLSH raporton shkelje të shumta nga ana e koncesionarit, si rritje fiktive të numrit të seancave, refuzim shërbimi për ata me sëmundje akute etj.

Pra, Edi Rama nuk e ka dhënë këtë shërbim me PPP për ta përmirësuar atë, por për të kënaqur të pangopurit dhe për të ndarë me ta paratë e taksapgausve në shpinë dhe në dëm të shëndetit të tyre. E ka bërë për të trashur edhe më megapatronazhistët si Klodian Allajbeun e spitaleve, të cilin e ka si donator apo interlocutor të marrëdhënieve të tij korruptive me ndërkombëtarët.

 

Partia Demokratike do i shkojë deri në fund të kësaj çështje dhe materialet do i referojë në organet ligjzbatuese, të cilat edhe në këtë rast, ashtu si në shumë raste të tjera, kanë vendosur të mbyllin sytë.

 

Në gjithashtu zotohemi se, të gjitha praktikat korruptive do të zhbëhen menjëherë pas ardhjes në qeveri, dhe shëndetësia do të kthehet në të mirë publike, me fokus te shëndeti i qytetarit, me programe të qarta që vendosin në qendër pacientët, duke i dhënë fund të konsideruarit e tyre si klientë për t’u zhvatur.

Previous Post

I mituri bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata
AKTUALITET

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Vata

by Redaktor Redaktor
August 22, 2026
0

Top Channel ka zbardhur dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në...

Read moreDetails
Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

Fshehën kamerat e dhunimit të oficerit, lihet në detyrim paraqitje Spiro Iljadhi, pronari i Orange Club në Sarandë

August 24, 2026

Ethet e verës në PS: A do të shkarkohen 6 ministra?

August 21, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Koncesioni i hemodializës “përlaroi” 150 mln euro, 94.4% e seancave në duart e privatit

Koncesioni i hemodializës “përlaroi” 150 mln euro, 94.4% e seancave në duart e privatit

August 28, 2026
I mituri bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

I mituri bie nga tarraca e banesës në Libohovë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

August 28, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al