Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një ditë të ftohtë, por me diell, të datës 2 shkurt 2022, Gledis Çela, 39-vjeçar nga Vlora, autorizoi juristen Meriza B. që të vepronte në emër të tij për të regjistruar kompaninë “G&E Investment” sh.p.k.

Vetëm pak ditë më vonë, më 10 shkurt, kompania do të merrte NIPT-in M21410045I në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Për gati tre vjet, kjo shoqëri, me pronarë Gledis Çelën dhe Endrit Shabanin, që zotërojnë nga 50% të aksioneve me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh,  do të mbetej pa ndonjë aktivitet të qenësishëm.

Bilancet e kompanisë, të konsultuara nga Skyweb.al tregojnë se “G&E Investment” nuk ka ndonjë aktivitet për t’u shënuar. Madje, thuajse nuk ka fare.

Megjithatë, në vitin 2025 situata ndryshoi rrënjësisht.

Kompania mori leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT) për të paktën dy kulla shumëkatëshe, duke kaluar nga statusi i një subjekti tejet modest në një nga emrat më aktivë në sektorin e ndërtimit.

Projekti i parë u miratua në gusht 2025 për ndërtimin e një kulle 39-katëshe me katër kate nëntokë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një prej zonave më të kërkuara të vendit. Bëhet fjalë për kullën “The Metropolitan”.

Pavarësisht kapitalit minimal dhe bilancit zero, AZHT i dha kompanisë lejen për një ndër projektet më ambicioze të dekadës.

Vetëm pak javë më vonë, e njëjta kompani mori një tjetër leje për ndërtimin e një kulle në Tiranë. Bëhet fjalë për projektin “Godinë multifunksionale ‘One Boulevard Tower’”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, në pjesën më të lakmuar nga ndërtuesit.

Leja u miratua në mes të verës nga AZHT, në një periudhë kur pjesa më e madhe e qytetarëve ishin me pushime.

Sipas të dhënave të siguruara nga Skyweb.al, edhe ky projekt parashikon një kullë 39-katëshe, me volum dhe dimensione më të mëdha krahasuar me atë të Vlorës.

Projekti i One Boulevard
Projekti i One Boulevard

Dokumentet zyrtare të QKB tregojnë se kompania “G&E Investment” ka dorëzuar bilance zero për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa për 2024 ende nuk ka raportuar asnjë aktivitet financiar, ndonëse afati ligjor për dorëzimin e bilancit ka përfunduar më 31 korrik 2025.

Bilanci i kompanisë. Burimi: QKB
Bilanci i kompanisë. Burimi: QKB

Në një kohë kur ndërtimi është kthyer në sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare dhe taksat për këtë aktivitet janë rritur ndjeshëm, mungesa e transparencës mbi kapacitetet financiare të kompanive ndërtuese ngre pikëpyetje të forta duke vënë në dyshim edhe shëndetin e sektorit.

“G&E Investment” sh.p.k., përveç dy kullave në Tiranë dhe Vlorë, ka deklaruar si projekte të saj edhe dy fshatra turistikë në Palasë dhe Borsh, që kërkojnë investime të mëdha dhe burime të sigurta financiare.

Projektet e tjera, publikuar në faqen e kompanisë G&E Investment
Projektet e tjera, publikuar në faqen e kompanisë G&E Investment

Ndërtimi në Shqipëri, përfshirë edhe taksat, është bërë shumë i kushtueshëm, ndërkohë që ky sektor është ai që mban në këmbë ekonominë e vendit, prandaj do të ishte me shumë interes informacioni mbi kapacitetet financiare të kompanive që marrin leje për kulla në mes të kryeqytetit të Shqipërisë.

Kjo vlen edhe për “G&E Investment” sh.p.k., e cila krahas kullave në Vlorë dhe Tiranë, deklaron si projekte të saj edhe dy fshatra turistike në Palasë dhe Borsh, të cilat po ashtu kërkojnë kapitale të mëdha për t’u ndërtuar.

Në çdo raport vjetor, Departamenti i Shtetit ka informuar për fenomenin e pastrimit masiv të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit në vend, prandaj transparenca do të ishte e shëndetshme për këtë sektor, duke ditur ndërkohë që edhe Banka e Shqipërisë ka dhënë sinjale të forta për këtë sektor që po “ftohet”. /skyweb.al

Tags: Endrit ShabaniG&E InvestmentGledis Çela
Previous Post

Miratohet kërkesa e opozitës, nesër në Kuvend mocion me debat për situatën e krimit

Next Post

Sistemi i gradave dhe revistave shkencore/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 mln euro të AKSHI-t

Next Post
Tenderi 3.6 milionë euro për faqet e qeverisë, AKSHI do të shpallë fituesin pa garë

Sistemi i gradave dhe revistave shkencore/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 mln euro të AKSHI-t

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al