Në një postim në Facebook, Kandidatja e Koalicioni Euroatlantik, Taulanda Jupi, ka theksuar angazhimin për një ndryshim rrënjësor në modelin ekonomik të vendit.
“Ne do t’i japim fund ekonomisë që punon dhe prodhon për një pakicë të privilegjuar dhe do të ngremë ekonominë që krijon punë dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Jupi.
Në këtë kuadër, Jupi, ka ftuar qytetarët që më 11 Maj të votojnë për Koalicionin Euroatlantik.