Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), i ka shkaktuar dëme dhe efekte negative buxhetit të shtetit, për shkak të devijimeve materiale nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi.

Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 01.01.2021–30.06.2024, mungesa e rakordimit periodik mujor të stokut të detyrimeve të prapambetura në Degën e Thesarit ka sjellë në fund të vitit 2023 një diferencë prej rreth 169.5 milionë lekë.

Të dhënat flasim negativisht sa i përket edhe sigurisë së konsumit të ujit. Vetëm 6 nga 14 shoqëri ujësjellësi (Berat, Elbasan, Korçë, Lushnjë, Pogradec dhe Sarandë) disponojnë ambiente laboratorike, duke krijuar mungesë në analizat e ujit të pijshëm dhe rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Auditimi ngre shqetësimin se projekti “Përmirësimi i Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe” ka mbetur pothuajse në të njëjtin nivel ecurie, pa progres të dukshëm, ndërkohë që mungon një regjistër i centralizuar për projektet e ujësjellësit në Shqipëri, çka cenon koordinimin dhe menaxhimin e burimeve.

Në aspektin financiar, KLSH konstaton se në kontabilitet nuk janë njohur në kohë detyrimet që burojnë nga vendimet gjyqësore të formës së prerë, por janë regjistruar vetëm në momentin e likuidimit. Kjo ka sjellë një efekt në buxhetin e shtetit prej 71 milionë lekë, ndërsa mbetet ende pa u shlyer një vlerë prej rreth 160 milionë lekë, duke përbërë risk të shtuar financiar. Njëkohësisht, ekziston një shumë tjetër e pritshme për likuidim nga vendimet e shkallës së dytë në vlerën rreth 57 milionë lekë.

Po kështu, edhe në fushën e prokurimeve janë gjetur mangësi në përcaktimin e kritereve kualifikuese të paargumentuara teknikisht, të papërputhshme me grafikun, volumin dhe natyrën e punimeve, si dhe me zërat e preventivit. Për më tepër, janë konstatuar mangësi në kërkesat për drejtuesit teknikë, licencat dhe specifikimet teknike.

Sipas raportit, gjatë zbatimit të kontratave, kanë rezultuar pagesa për punime të pakryera në shumën 24 milionë lekë, ndërsa në dy kontrata nuk janë respektuar afatet e përfundimit, duke shkaktuar mungesë të ardhurash në vlerën 221 milionë lekë. KLSH thekson gjithashtu përdorim joefektiv të fondeve publike për shpenzime përmbarimore në vlerën 9 milionë lekë, si dhe mungesë transparence për shkak të mospublikimit online të grafikut të shlyerjes së detyrimeve.

Ndërkohë, auditimi për projektin “Infrastruktura bashkiake V”, për periudhën deri më 31.12.2024, evidenton se realizimi i objektivave nuk është vlerësuar për shkak të mungesës së një sistemi matjeje në dokumentet zyrtare. Përmes amendimit të kontratës janë miratuar shtesa për Komponentin A/B për Elbasanin në vlerën rreth 125 mijë euro dhe për Komponentin A për Kamzën në rreth 76 mijë euro, ndërkohë që komponenti i Kamzës është anuluar dhe pagesat e kryera në vitin 2023 janë konsideruar të pajustifikuara, thekson raporti.

Si pasojë e ecurisë së ngadaltë të projektit dhe mosrespektimit të grafikut të disbursimeve, deri më 31.12.2024 janë gjeneruar kosto shtesë pa efektivitet për buxhetin e shtetit në formën e tarifës së angazhimit në vlerën rreth 454 mijë euro./ ekofin.al

Previous Post

Bizneset: Nafta po na fundos! Të ulet barra fiskale mbi karburantet, ose do rriten çmimet e tjera

Next Post

GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Do gjykohesh në mungesë

Next Post
GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Do gjykohesh në mungesë

GJKKO ‘ultimatum’ kryebashkiakes së Roskovecit: Do gjykohesh në mungesë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al