Kërcënohet me jetë drejtori i Kontrollit të Territorit në IMT, Klajdi Meçi.
Gjatë ditës së sotme, një person ka shkuar pranë zyrave të IMT dhe ka pretenduar se ishte i armatosur dhe se do të vriste Meçin.
Por, në atë kohë sipas kallëzimit të bërë nga Drejtori i kontrollit të territorit, nuk ndodhej në institucion pasi ndodhej në terren.
Pasi është njoftuar për situatën nga stafi Klajdi Meçi ka shkuar pranë komisariatit numër 3 në tiranë dhe ka bërë kallëzim.
Në deklarimin e dhënë para oficerëve të policisë, ai ka sqaruar se personi në fjalë ankohet për një objekt që sipas Meçit ka sigurim padie të aprovuar nga Gjykata dhe në bazë të legjislacionit që Kontrolli i Territorit operon. nuk mund ta prishin ndërkohë qe ky shtetas kërkon të shkelet Vendimi, duke e prishur objektin.
Por, që sipas Meçit, nuk është thelluar më tej për situatën se çfarë konkretisht personi pretendon.









