Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kërcënimet e Ramës për heqjen e bizneseve / Qytetarët në Lungomare paralajmërojnë mbylljen e bizneseve

Editor by Editor
July 8, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Kërcënimet e Ramës për heqjen e bizneseve / Qytetarët në Lungomare paralajmërojnë mbylljen e bizneseve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aksioni për heqjen e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike në zonën e Lungomares në Vlorë ka nisur që pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Qytetarët të cilët zotërojnë këto biznese kanë shprehur pakënaqësitë e tyre duke e cilësuar si diçka që duhet bërë por jo në këtë përiudhë pasi Vlora është një qytet sezonal që frekuentohet nga shumë turistë por dhe vendas dhe për ta do ishte një humbje e madhe.

“Kjo masë duhej të ishte bërë kur ne të ishim të përgatitur para zgjedhjeve ose para sezonit ose mbas sezonit. Si mund të godasësh tjetrin në momentin më të dobët të tij. Vlora është një vend sezonal, të gjithë bizneset mezi presin këtë muaj që të bëjnë llogaritë e gjithë vitit më mbrapa, është e patolerueshme. Ne jemi mbledhur për të shkuar drejt mbylljes totale të bizneseve në shenjë proteste”, tha qytetari.

Një tjetër qytetar i cili është kthyer nga jashtë vendit më qëllim hapjen e një biznesi, shprehet se i ka kushtuar mjaft dëm pasi kishte një muaj nga hapja e biznesit të tij, dhe mund të detyrohet të kthehet përsëri jashtë shtetit.

“Nuk marrim masa ekstreme, të mos i ngatërrojmë gjërat. Unë jam një njeri që kam ardhur nga jashtë shtetit. Jam rritur jashtë shtetit dhe ky është viti im i parë që kisha dëshirë të kthehesha në Shqipëri. Bëra një biznes me shumë lekë, ka një muaj e gjysëm që e kam hapur dhe është fatkeqësi për mua vitin e parë që erdha, po lej zemër e djersë. Apo të kthehem prap?”, tha ai.

Qytetarët e Lungomares bëjnë thirrje që një masë e tillë të shtyhet mbas sezonit veror.

“Përveç kostos dhe humbjes që kemi si biznes, humbja më e madhe është imazhi që kemi tek turistët që ne na frekuentojnë. Jemi dakord me atë çfarë kërkohet të bëhet por jo në këtë periudhë. Moment i duhur do të ishte kur ne të jemi të përgatitur. Thirrja jonë është që të shtyhet mbas sezonit, më pas nëse është projektuar në atë formë, do i përshtatemi projektit. Po presim pikun e sezonit, dhe kjo nuk është aspak normale”.

Previous Post

Rama nuk i kursen as drejtorët e bashkisë së Fierit, kërkon shkarkimin e tyre

Next Post

VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit

Next Post
VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit

VIDEO/ Ervin Salianji mbërrin në selinë blu, pritet nga mbështetësit

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

Babë e bir, njëri magazinier dhe tjetri shtrues asfalti, bëhen pronarë të dy investimeve 142 mln euro në Shqipëri, HISTORI përrallash nga Tërpani i Beratit

July 7, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon

Zhdukja e Eraldo Muçit, zbardhet dëshmia e nënës së tij: Djali im ishte shok me Sançon

July 8, 2025
28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar

28 të arrestuar në Itali e Spanjë për trafik droge, mes tyre një shqiptar

July 8, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al