Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Katër mungesa dhe dy rikthime, sot pritet një Partizan ndryshe

Editor by Editor
in Sport
0
Katër mungesa dhe dy rikthime, sot pritet një Partizan ndryshe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Si gjithnjë në mesditë, Partizani mbylli dje përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit, ku do të kërkohet të kthehet me patjetër te fitorja, pas humbjes në Korçë. Trajneri Orges Shehi në këtë ndeshje ka rikthime të rëndësishme, por edhe mungesa titullarësh.

Humbja më e dhimbshme është ajo e Arinaldo Rrapajt, i cili u ndëshkua me të kuq ndaj Skënderbeut dhe Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me tri ndeshje pezullim. Gjithashtu, Xhuliano Skuka, Alfred Mensah dhe Albers Keko, do ta ndjekin këtë sfidë nga televizori.

Dibrani dje u pa të kryente fazën e parë të seancës me ekipin, por do t’i duhen edhe disa ditë për t’u rikthyer. E njëjta gjë vlen edhe për Mensah, teksa as Keko nuk është në gjendjen më të mirë fizike, pasi ka vetëm pak ditë që është kthyer në stërvitje me grupin.

Rikthime të rëndësishme janë ato të Maget dhe Carës, lojtarë kyç për mënyrën sesi trajneri Shehi e orienton lojën e tij. Dje seanca u parapri nga një video-analizë, që zgjati rreth një orë, ku u trajtua gjithçka me hollësi. Më pas ekipi zbarkoi në fushë dhe pas vrapimit të zakonshëm, loja e parë ishte hendboll me ndryshimin që finalizimi drejt portës të kryhej me kokë.

Në këtë fragment të seancës u përfshi edhe trajneri Shehi dhe ndihmësit e tij. Kjo u pasua nga një lojë intensive me pasime të shkurtra dhe shumë të shpejta, për t’u përqendruar më pas tërësisht te taktika, ku si gjithnjë klubi merr masa që të mos ketë spektatorë përreth.

Sa i përket formacionit, Mehmeti pritet të zëvendësojë Rrapajn në mesin e fushës, teksa në sulm ka dilema nëse do të luhet më Taipin në krah apo Shehi do të zgjedhë Bintsukën, çka do ta ndryshonte edhe rreshtimin. Cara dhe Maget kthehen menjëherë si titullarë.

Previous Post

“Si ato plakat shtriga”, Zhaklina komenton reagimin e Ilnisës për…

Next Post

Pa dëmtime, 4 titullarët e Partizanit me këmbë të “hekurta”

Next Post
“Tabuja” e Partizanit, Shehi kërkon të prishë “mallkimin” e vjetër

Pa dëmtime, 4 titullarët e Partizanit me këmbë të “hekurta”

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

EuReporter: Mbrojtja e Vjosë-Nartës po bëhet testi i besueshmërisë së BE-së për Shqipërinë

September 15, 2026
“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al