Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin/ PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin/ PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës si një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në selinë blu, Marash Logu, deklaroi se vendimi është një përpjekje e hapur për të asgjeruar Ligjin e Dekriminalizimit, i cili u miratua si një garanci jetike për të pastruar pushtetin vendor nga persona me të shkuar kriminale.

Ai shtoi se qytetarët e Kuçovës dhe Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra me vendime të njëanshme.

Kujtojmë që KAS la pak ditë më parë në fuqi vendimin e KQZ-së për mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari. Hajdari u dënua me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove. Kryebashkiaku nuk kishte deklaruar një dënim të marrë 23 qershor të vitit 1999 me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për hyrje në territorin grek pa leje, i konvertuar në masë riedukuese të “qortimit” për shkak të moshës 17 vjeç.
Deklarata e plotë:

Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë.

Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si një përpjekje të hapur për të asgjësuar frymën dhe germën e Ligjit për Dekriminalizimin (Ligji nr. 138/2015). Ky ligj u miratua si një garanci jetike për të pastruar administratën dhe pushtetin vendor nga personat me të shkuar penale dhe për të mbrojtur integritetin e zyrave publike.

Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht.

Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të interpretohen me dy standarde për të mbrojtur interesat politike të pushtetit. Qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra falë vendimeve të njëanshme.

Partia Demokratike deklaron se kjo betejë për ligjshmërinë dhe dinjitetin e votës do të vazhdojë në të gjitha shkallët e mbetura të gjyqësorit. Ne mbetemi të palëkundur për të mbrojtur standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga çdo element që deformon vullnetin e sovranit.

Tags: KASkreshnik hajdaripd
Previous Post

Buxhetimi gjinor në Shqipëri: Planifikim në letër, mungesë treguesish për ndikimin real

Next Post

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

Next Post
Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

Kush është kandidati për President të Kosovës, Bekim Sejdiu?

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata vendos për 22 të arrestuarit në protestat e Durrësit, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

Gjykata vendos për 22 të arrestuarit në protestat e Durrësit, 4 në arrest shtëpie dhe 18 me detyrim paraqitjeje

October 18, 2026
Protestat në Tiranë, përfundojnë në Spitalin e Traumës një 15-vjeçar, një gazetare dhe një efektiv policie

Protestat në Tiranë, përfundojnë në Spitalin e Traumës një 15-vjeçar, një gazetare dhe një efektiv policie

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al