Nëse Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha, Altin Dumani etj. janë në syrin e ciklonit publik dhe paguajnë çmimin për emrin që kanë, një kategori pushtetarësh që torturojnë popullin dhe biznesin në emër të pushtetit, hanë e majmen pa i hyrë gjemb në këmbë, madje pa u njohur nga askush.
Milioneri Elton Karapici (nuk është ekzagjerim) ka 10 vjet që bën taksidarin në Drejtorinë e Tatimeve VIP. Rruan e qeth biznesin e madh në emër të PARTISË.
Për një dekadë llogaritet të ketë zhvatur gati 10 milionë euro ryshfet sipas numrit të “inspektimeve” që ka bërë nëpër bizneset VIP.
Menjëherë pas zgjedhjeve është turrur të bëjë ashtu si gjithë taksidarët e tjerë, milionat e verës 2025. Sepse në janar deri maj urdhri ishte i prerë: Asnjë inspektim apo gjobë biznesit.
Menjëherë pas zgjedhjeve është turrur të bëjë ashtu si gjithë taksidarët e tjerë, milionat e verës 2025. Sepse në janar deri maj urdhri ishte i prerë: Asnjë inspektim apo gjobë biznesit.
Po kush është Elton Karapici? I biri i dy prindërve intelektualë, Fatmir dhe Vjollca Karapici, të cilët ndërruan jetë në kohën e pandemisë së koronavirusit, Elton taksidarit para dhe pas vdekjes së tyre, i eci zhvatja vaj.
Adela Shera, bashkëshortja e tij, ka një karrierë të ndërprerë si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në 2016-2017 nën tavolinën dhe urdhrat e ministrit me nofkën “Tigri”.
Burri me karrierë të mirë do grua të denjë në krah, ky është postulati. Adela Shera është pedagoge në Fakultetin Ekonomik aty ku punonte edhe vjehrra e saj e ndjerë, Vjollca Karapici.
Sabri Shera, babai i ish-zëvendësministres së Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Karapici (Shera), u arrestua në kuadër të operacionit të quajtur “Kontrata false”, në shkurt 2024.
Shera, bashkë me dhëndërin e tij që nuk doli askund në hetim, kanë kompaninë e ndërtimit “AA Konstruksion”. Me dhjetra qytetarë të mashtruar, me dhjetra kallëzime derisa u arrestua.
Vjehrri i taksidarit Karapici kishte shitur në një rast 8 herë të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga firma që ka me dhëndrin e tij.
Sabri Shera është denoncuar me dhjetra herë për bëmat e tij si ndërtues mashtrues, ndërsa dhëndri vazhdonte punë te VIP-at pa asnjë problem…
Karapici, dyshohet se ka futur hundët edhe te mikrokreditë. Endri Karapici, djali i xhaxhait të tij, është një nga personazhet më të rëndësishëm të KREDO FINANCË, firmë që bashkë me Iutekredit Albania kanë mashtruar me mijëra shqiptarë.
/Prapaskena/