Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rusët marrin Borshin përmes Shaban Xhabrahimit? Konsulli i Bangladeshit shpallet investitor strategjik, hyrjet në ambasadë dhe misteri i burimit të parave të investimit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Rusët marrin Borshin përmes Shaban Xhabrahimit? Konsulli i Bangladeshit shpallet investitor strategjik, hyrjet në ambasadë dhe misteri i burimit të parave të investimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria u është bashkuar formalisht sanksioneve të SHBA-BE kundër Rusisë, pas agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës. Themi formalisht pasi sanksionet po mbeten vetëm në letër. Tre vite pas ‘sanksioneve’, institucionet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për të prerë lidhjet financiare në Tiranë të oligarkëve pranë Vladimir Putinit.

Nga dokumentet e siguruara nga ‘Prapaskena’, oligarkët rusë rreth Putinit kanë shtrirë duart e tyre të kamufluara mbi tregun e bankave, telefonisë, pronave dhe shërbimeve të tjera, në bashkëpunim me biznesmenë shqiptarë. Nga ana tjetër, biznesmenë, të skeduar për lidhje me politikën zyrtare të Putinit, po shpallen investitorë strategjikë, duke zgjeruar influencat e tyre në bregdet, përmes investimeve dhjetëra milionë euro, me burim të dyshimtë.

Shaban Xhabrahimi, maska ruse në Borsh?

Shaban Xhabrahimi, konsulli nderi i Bangladeshit me lidhje të dyshimta me ambasadën ruse në Tiranë, ka përfituar statusin e privilegjuar të investitorit strategjik për të ndërtuar një hotel dhe vila private në Borsh, përmes kompanisë Grand Hotel Borsh.

Komiteti i Investimeve strategjike, kryesuar nga Edi Rama, në 10 prill 2025, ka aprovuar projektin ‘Radisson Individuals Premium Borsh’, i cili parashikon ndërtimin e një hoteli brand me pesë yje, me 240 dhoma dhe katër vila private, me beach bar, restorante, pishina, SPA, qendër sportive, park ujor, palestër, madje dhe një mini teatër.

Vlera e investimit është rreth 28 milionë euro dhe sipërfaqja totale e projektit 18.500 metër katror tokë në fshatin e Borshit në Himarë. Toka thuhet se i përket kompanisë përfituese me letra të rregullta, por burime pranë Hipotekës theksojnë se bëhet fjalë për një histori të frikshme grabitje, falsifikimesh dhe korrupsioni.

Projekti do të zbatohet nga subjekti ‘Grand Hotel Borsh’, i themeluar në vitin 2020. Kompanitë zotëruese të Grand Hotel Borsh janë Fab Construction me 70 % të aksioneve dhe A.Toto 30 % të aksioneve.

Pronari i kompanisë Fab Construction nga vijnë paratë është Shaban Xhabrahimi, ndërsa pronar të kompanisë A.Toto, që ka 30 % të investimit, janë Fredi dhe Andrea Toto.

Shaban Xhabrahimi, konsull nderi i Bangladeshit, qëndron të paktën në letra pas këtij investimi. Xhabrahimi është shfaqur shpesh në ambasadën ruse në Tiranë, për shkak të miqësisë së tij me ish ambasadorin, Aleksandër Karpushi.

Në 20 shtator të vitit 2019, ambasada ruse do publikonte në rrjetet sociale lajmin për marrjen në dorëzim të kompleksit të ri të ambasadës, bashkë me foto të Aleksandër Karpushit dhe Shaban Xhabrahimit, për të cilin selia diplomatike e Moskës në Tiranë shfaqte mirënjohje të veçantë. “Para ca ditësh Ambasadori Rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin bashkë me drejtorin e kompanisë ndertuese “FAB Konstruction” Shaban Xhabrahimi ka nënshkruar Aktin e marrjes në dorëzim të kompleksit të ri të ambasadës. Ceremonia u mbajt në prani të nëpunësve të ambasadës dhe kompanisë së lartpërmendur.
Ambasadori Rus Aleksandër Karpushin iu drejtua të pranishmëve me fjalë urimi dhe falenderoi qeradhënësin për cilësinë e lartë të punimeve, duke shprehur besimin në vijimin e bashkëpunimit të frytshëm mes palëve. Kompleksi i ri i ambasadës do të fillojë të funksionojë pas përfundimit të gjitha punimeve
“, thuhej në njoftimin e ambasadës ruse në Tiranë.

Në vitin 2022, Policia e Shtetit shqiptar do të pranonte një donacion nga kompania e zotëruar nga Shaban Xhabrahimi, i cili sponsorizoi katër kompjutera me parametra optimalë, bashkë me aksesorët, dhe një foni të lëvizshme, me vlerë rreth 4800 euro për Policinë e Shtetit. Pas donacinit janë vënë në lëvizje shërbimet partnere vendase dhe të huaja pasi dyshohet se në kompjutera ishin instaluar pajisje nga shërbimet ruse për qëllim e të dyshima, duke përfshirë depërtim në rrjet, përgjim, sabotim etj.

Mister burimi i parave

Kompania Fab Construction, financuese e resortit në Borsh, u themelua në 2012 nga Shaban Xhabrahimi, me adresë në Sauk. Kompania rezulton me një kapital modest deri në vitin 2021. Në vitin 2021, Xhabrahimi ka rritur kapitalin e kompanisë nga 100 mijë euro në 6.4 milionë euro.

Ndërkaq, nga ana tjetër, Shaban Xhabrahimi në bashkëpunim me subjektin fantazmë A. Toto, kanë kaluar prona nga një kompani në tjetrën, duke fryrë fiktivisht kapitalin e kompanisë tjetër fantazmë Grand Hotel Borsh që do të zbatojë projektin e dyshimtë, mbi prona të mbledhura dhe të siguruara me dokumente të dyshuara false.

Megjithatë, pavarësisht marifeteve me kontrata, me lëvizje aksionesh dhe marrëveshje, rivlerësim pronash jashtë realitetit etj., mungon burimi i parave për vlerën e pretenduar të investimit rreth 28 milionë euro. Mungesa e burimit të deklaruar dhe të ligjshëm të parave të investimit shton dyshimet se Shaban Xhabrahimi mund të ketë kamuflim i qarqeve ruse për të depërtuar në bregdetin shqiptar për qëllimet e tyre të errëta.

/Prapaskena/

Tags: investitor strategjikkonsullShaban Xhabrahimi
Previous Post

Karapici milioner i tatimeve VIP. A i pastron paratë me kompaninë e vjehrrit të arrestuar si mashtrues? Lidhjet me Ben Tigrin dhe blloku i zi i taksidarit

Next Post

Pasi mori 1 milionë euro nga AZHBR, Hyqmet Driza shkarkon mbetjet e pulave në Liqenin e Shkodrës

Next Post
Pasi mori 1 milionë euro nga AZHBR, Hyqmet Driza shkarkon mbetjet e pulave në Liqenin e Shkodrës

Pasi mori 1 milionë euro nga AZHBR, Hyqmet Driza shkarkon mbetjet e pulave në Liqenin e Shkodrës

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin

September 4, 2026
Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

Uji i pijshëm mungon, 70% e buxhetit për ujësjellësit mbetet pa u shpenzuar

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al