Monday, June 30, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kapja e skafit në Sarandë, policia: Trafik ndërkombëtar nga Greqia në Shqipëri, një i arrestuar, tre në kërkim

Editor by Editor
June 30, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Kapja e skafit në Sarandë, policia: Trafik ndërkombëtar nga Greqia në Shqipëri, një i arrestuar, tre në kërkim
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin “Silent Crossing”, në kuadër të të cilit është zbuluar dhe dokumentuar një rast i trafikut të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia drejt Shqipërisë.

Operacioni u zhvillua pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas grek, i cili njoftoi se gjatë natës së 28 qershorit, në ishullin e Korfuzit i ishin vjedhur dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf.

Ai dyshonte se këto mjete ishin trafikuar në territorin shqiptar.

Pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë:

  1. J., 48 vjeç, banues në Sarandë
  2. J., 24 vjeç, banues në Sarandë
  3. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, katër shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë marrë pjesë në vjedhjen e dy mjeteve lundruese në Korfuz dhe më pas i kanë trafikuar ato në Shqipëri, konkretisht në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të kryera në vijim të operacionit, një prej mjeteve lundruese të vjedhura u gjet i fshehur në një parcelë në fshatin Vrion të bashkisë Finiq. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një kamion që dyshohet se është përdorur për transportimin e mjeteve nga bregdeti drejt parcelës.

Policia vijon punën për kapjen e të shpallurve në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Minimatura/ Provimi i fundit, rreth 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën e Huaj

Next Post

Dëshira e pakontrolluar për të vjedhur, çfarë është kleptomania, pse shkaktohet dhe si ta trajtoni

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP
AKTUALITET

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

by Editor
June 25, 2025
0

Në korrik të vitit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për mirëmbajtjen 4 vjeçare të rrugës Rrëshen- Shpal- Ura e...

Read moreDetails
Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

Banda e Ylli Carës merr peng dhe masakron faturisten e OSHEE Rubena Hasa, Proda ‘i rregullon’ letrat, fshihet edhe atentati i Arnold Carës

June 23, 2025
A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

A e ka pyetur Alketa Vejsiu burrin e saj se çfarë punësh ka bërë në Itali dhe çfarë e lidh me Ina Ramën?

June 23, 2025
Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

Operacioni në ish-Bllok, dy vëllezërit “kokat” që drejtonin organizatën e shitjes së drogës në lokalet e natës

June 20, 2025
Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

Operacioni i bujshëm i SPAK në Durrës, vijon i pashqetësuar ndërtimi i hotelit të Nadir Çaushollit dhe Visit të Pojës

June 23, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

June 30, 2025
Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

Qytetarja fiton gjyqin kundër “Raiffeisen”, banka e zhvati për kredinë me letra false të ish-burrit

June 30, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al