Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës.

Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera inteligjente në ambiente publike, përfshirë edhe njëzet institucione arsimore në qytete të ndryshme.

Një mësuese e shkollës “Jeronim De Rada” i tha BIRN se ekspertët e huaj ishin të shoqëruar nga përfaqësues shqiptarë dhe u larguan pasi vëzhguan ambientet e shkollës në tërësi. Ajo shtoi gjithashtu se shkolla është e pajisur aktualisht me një sistem kamerash të vendosura në korridore, palestër dhe në oborr, por jo në ambientet e brendshme të klasave.

Ekspertët e projektit “Smart City” duket se kanë gjetur një situatë të ngjashme edhe në gjimnazet “Ibrahim Rugova” në Kamëz, “Petro Nini Luarasi” në Tiranë dhe “Isa Boletini” në Paskuqan – tre shkolla të tjera ku sistemi i ri i kamerave pritet që t’i mbivendoset sistemeve ekzistuese të mbikëqyrjes.

“Shkolla ka sistem kamerash dhe do shohin ku do i instalojnë të rejat, apo do përdoren ato që janë aktualisht,” tha një drejtues i gjimnazit “Ibrahim Rugova”, ndërsa shtoi se nuk ka ende një datë për funksionimin e sistemit të ri.

Projekti “Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej fillimisht që të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë, por kostot e tij gati u dyfishuan në 118.5 milionë dollarë pa asnjë shpjegim, ndërsa pritet që të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania ‘Presight AI‘,pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze. Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rrisqet që mbart nga ndërhyrja e madhe në privatësinë e qytetarëve.

Ministria e Brendshme i shpërfill këto shqetësime, ndërkohë që i tha BIRN se një ndër prioritetet kryesore të projektit “Smart City” është rritja e sigurisë në institucionet arsimore. Sipas saj, projekti do të pilotohet fillimisht në 20 institucione arsimore, ku parashikon instalimin e detektorëve të dedikuar për sigurinë fizike dhe përdorimin e teknologjive të avancuara që përfshijnë Inteligjencën Artificiale.

Ministria theksoi gjithashtu se kishte punuar ngushtësisht me Zyrën e Komisionerit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe se ishin marrë masa specifike për të “parandaluar aksesin e paautorizuar, keqpërdorimin apo rrjedhjen e informacionit të ndjeshëm”.

“Këto teknologji do të ndihmojnë në analizimin në kohë reale të të dhënave të mbledhura nga pajisjet e monitorimit dhe në identifikimin e situatave të dyshimta apo potencialisht të rrezikshme, me qëllim reagimin e shpejtë dhe parandalues,” deklaroi Ministria e Brendshme në një përgjigje me shkrim.

Ministria e Brendshme deklaroi gjithashtu se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit ishin zhvilluar procese konsultimi me komunitetin e prindërve për të adresuar çdo shqetësim që lidhej me mirëqenien e fëmijëve dhe përdorimin e teknologjisë në shkolla.

Por kur iu kërkuan dokumentet e konsultimeve publike me prindërit, Ministria e Brendshme tha se ato ishin kryer nga Ministria e Arsimit, ndërsa kjo e fundit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ekspertët sistemit arsimor e shohin me dyshim projektin, përsa kohë që nuk ofrohen garancitë maksimale për mbrojtjen e të dhënave personale.

Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, e vlerëson synimin për rritjen e sigurisë në shkolla, por thekson gjithashtu rrezikun që mund të sjellë përdorimi i teknologjisë nëse nuk garantohet siguria e të dhënave.

“Ne e dimë sa të brishta janë të dhënat e shtetit tonë, e dimë sesa politike janë shkollat dhe sesa kollaj dikush nëpërmjet një hakerimi mund të marrë të dhënat që mund të keqpërdoren për fëmijë, nxënës të caktuar,” tha Xhemollari për BIRN.

“Kjo kërkon një siguri të madhe dhe këtë as Komisioneri që kanë konsultuar dhe as AKEP, e as institucione të tjera, nuk na i kanë garantuar deri tani,” shtoi ai.

Xhemollari vërejti gjithashtu se kamerat e sigurisë nuk janë mënyra e vetme për rritjen e sigurisë dhe se një sërë propozimesh të tjera në këtë drejtim kanë mbetur prej vitesh në sirtar.

“… kjo mund të ndodhë me hapa të tjerë që ne i kemi propozuar qeverisë, së bashku me komunitetin e prindërve, si zgjatja e orareve, në mënyrë që fëmijët nga ora 13:00 në 16:00 të mos jenë në rrugë, futja e ushqimit, shtimi i mësuesve, shtimi i psikologëve,” tha ai.

Edhe Ndriçim Mehmeti, ekspert i sistemit arsimor në Shqipëri, thotë se ky sistem i ri monitorimi nuk do t’i zgjidhë problemet në shkolla.

“Disa prej këtyre problematikave vijnë nga familja, kultura e rrugës, agresiviteti në rritje i të rinjve, mënyra e komunikimit etj,” tha Mehmeti, ndërsa shtoi: “duhet të përqëndrohemi tek socializmi i fëmijëve, krijimi i një mjedisi pune sa më krijues për fëmijët nga arsimi parashkollor deri në universitet”./BIRN

Previous Post

Tërmeti 8.8 ballë godet Rusinë, Japonia kërkon evakuimin e 1.9 mln banorëve

Next Post

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Next Post
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al