Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

“Kam prerë vetë me thikë gjysmën e organit gjenital”, Edona në një rrëfim ndryshe

Editor by Editor
in SHOWBIZ
0
“Kam prerë vetë me thikë gjysmën e organit gjenital”, Edona në një rrëfim ndryshe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edona James mbrëmjen e djeshme i ka prekur të gjithë me rrëfimin për sfidat që ka kaluar gjatë jetës së saj. Ajo ka treguar për vështirësitë e jetesës në Kosovë,marrëdhënien e prindërve të saj, mallkimet dhe ofendimet që është përballur.

Edona flet për procesin e kthimit nga djalë në vajzë për sfidat, operancionet dhe dhimbjet që ka përjetuar që e kanë bërë më të fortë.

“Para luftës ka ardhur tezja dhe kemi shkuar ne Gjermani me mamin dhe vëllain. Për vëllain kam qenë si nënë sepse më duhej të gatuaja dhe të bëja rolin e nënës me të. Ne kemi vetëm 2 vitë diferencë dhe prandaj duhet të isha kaq shpejt e rritur, s’kam qenë kurrë fëmijë. Babai e ka rrahur mamin shumë herë, dhe nuk e kam mirë me të. Për mua nuk është baba ai që më ka bërë me nënën time por ai që më rrit dhe më jep dashuri. Unë kam lindur dhe s’më ka dhënë dashuri, kam lindur jo nga dashuria por nga zori. Mami më ka treguar që kur më ka lindur mua s’e ka ditur çfarë është fëmija. Atij nuk i ka interesuar se a jemi mirë apo nëse kemi për të ngrënë. Unë e di që kam një baba, por çfarë më ka dhënë ai mua? Kur s’më jep asgjë dhe unë s’kam çfarë të të jap ty. Për mua është e rëndë sepse babai s’na ka dashur asnjëherë. Atëhere s’e kuptoja se për çfarë janë ndarë ata të dy se kur je fëmijë do t’i shikosh prindërit bashkë. Nuk e shikoja kurrë veten në pasqyrë sikur djalë por si vajzë. Mamit i thonin gjithmonë që pse e lejon djalin të vishet si vajzë. Nëna është martuar në Gjermani, por nëse do të kishim jetuar në Kosovë unë s’do të isha këtu. Të kisha jetuar në Kosovë e kisha mbytyr veten sepse s’do rrija kurrë në trupin e dikujt që nuk jam. Nga 6 deri në 13 vjeç për Vitin e Ri thoja gjithmonë, o zot shpresoj kur të zgjohem nesër s’do jem më djalë. Kur kam qenë 12 vjeç mami më ka detyruar të vishem si djalë dhe kam ikur në jetimore sepse nuk e duroja dot si fakt të vishesha ashtu. Kam qenë disa herë në spital sepse shikoja veten në pasqyrë dhe shikoja diçka që nuk është e vajzave dhe kam marrë thikën dhe kam prerë gjysmën e organit gjenital. Kisha shumë gjakderdhje, dhe u kam treguar doktorëve që s’e dua trupin tim kështu. Kam dashur të realizoj ëndrrën time të jem ashtu siç ma ndjen zemra. I kam thënë nënës më fal po s’mundem të jetoj më me ty. Kam luftuar për jetën time dhe për atë çfarë jam unë. Jam operuar 3 herë dhe dhimbjet ishin të mëdha por isha e lumtur sepse gjeta trupin tim. Në Kosovë nuk kam ardhur më sepse kisha frikë mos më bëjnë ndonjë gjë sepse më mallkonin dhe ofendonin shumë. Por jam e lumtur se kam parë që tani pas 10 vitesh jam bërë shembull për shumë persona. Unë jetën time e kam përgatitur për luftë. Për një luftë se dua të jem ajo që dua dhe të jetoj ashtu siç dua. S’di sa operacione kam bërë dhe sa dhimbje kam kaluar por prap jam e fortë. Kam fituar por ka qenë rrugë shumë e gjatë. Nervozohem shpejt dhe e ofendoj dikë shpejt sepse jam mësuar që vetëm të mbroj veten nga talljet. Jam e lumur kështu siç jam dhe ajo rrugë më ka bërë mua më të fortë. Unë e kam zemrën e mirë dhe s’ja dua askujt të keqen.”

Previous Post

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve/ Dëshmia e vajzës dhe telefoni ‘fundosin’ burrin në Durrës, video dhe sms kërcënuese gruas

Next Post

Vrau 34-vjeçarin, policia informacion zyrtar për arrestimin e Agron Tufës në Bari

Next Post
Vrau 34-vjeçarin, policia informacion zyrtar për arrestimin e Agron Tufës në Bari

Vrau 34-vjeçarin, policia informacion zyrtar për arrestimin e Agron Tufës në Bari

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al