Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kadri Morinaj, nga kapterr në kartel financiar me tendera, banka, fajde e lavatriçe parash!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kadri Morinaj, nga kapterr në kartel financiar me tendera, banka, fajde e lavatriçe parash!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në pesë vitet e fundit, 8 MILIONË EURO nga buxheti i shtetit janë derdhur në llogaritë e Eurosig sh.a, kompania e sigurimeve me pronar kryesor Kadri Morinaj – ish-kapterri që sot e shet veten si “humanist”, por që pas kamerave rezulton të jetë një nga zhvatësit më të sofistikuar të parasë publike.

Tendera pa garë, miliona në xhep!

Tenderat më të mëdhenj i ka marrë nga KESH, pa garë dhe me oferta “aksidentalisht” sa fondi limit. Paratë publike janë ndarë në tavolina të mbyllura me politikanë dhe burokratë të korruptuar. Nga sigurimi i aseteve publike te skemat klienteliste, Kadriu është kthyer në një matrapaz tenderash, me kontakte të fuqishme që i garantojnë pandëshkueshmëri.

Mashtrime me klientët dhe dështim total në Kosovë

Në Shqipëri, klientët ankohen për mashtrime, zhvatje dhe refuzime dëmesh, ndërsa në Kosovë, Eurosig është në rënie të lirë drejt falimentit. Në një shtet ku ligji zbatohet, karteli i Morinajt nuk mbijeton dot.

Privatizimi i INSIG dhe shfaqja e “tigrave”

Në vitin 2016, ish-ministri Arben Ahmetaj privatizoi gjigandin shtetëror INSIG, duke ia dhënë Morinajt për vetëm 15 milionë euro, ndonëse vlera reale ishte dyfishi. “Kadriu e di çfarë blen,” tha vetë Ahmetaj, sot i arratisur dhe i kërkuar nga SPAK për korrupsion. Skenari? Një tjetër pazar me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve.

Karteli zgjeron rrënjët: nga sigurime, te fajde e pensione

Përveç Eurosig dhe INSIG, Morinaj ka futur nën ombrellë edhe kompani të tjera si EuroCredit (e njohur për dhënie fajdesh me interesa të larta) dhe Eurosig Invest, që administron fondet e pensioneve vullnetare. Por nuk mbaron këtu…

AMF, nga rregullator në mburojë

AMF, që duhet të kontrollojë tregun e sigurimeve dhe mikrokredisë, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka fshehur bilancet, ka heshtur për kapitalin negativ të kompanive të Morinajt dhe ka lejuar që kjo strukturë e rrezikshme financiare të mbijetojë.

Lavatriçja e fundit: UBA Bank

Burime të brendshme nga UBA Bank kanë sjellë dëshmi tronditëse: Morinaj ka paguar 100 mijë euro për të blerë “heshtjen” e një grupi kontrolli. Banka, që sot është lavatriçe e parasë së pistë, ka fryrë artificialisht vlerat e aksioneve dhe kapitalit, nën vëzhgimin pasiv (ose të blerë) të Bankës së Shqipërisë. Dhe në këtë skemë, qytetarët fusin kursimet dhe marrin kredi – pa e ditur që po ushqejnë një strukturë piramidale me rrënjë të thella në korrupsion.

👉 Përmbledhje:

  • 15+ milionë euro para publike janë futur në xhepat e kompanive të Morinajt;

  • Tendera pa konkurrencë, kontrata të dyshimta dhe privatizime skandaloze;

  • Nga sigurimet, te mikrokreditë si LiraCredit, deri te UBA Bank – një rrjet i plotë për pastrim parash;

  • AMF dhe BSH: heshtje totale dhe mungesë kontrolli të qëllimshëm;

  • Kadri Morinaj, nga kapterr, në një nga njerëzit më të fuqishëm financiarisht në hije.

👁️‍🗨️ Kush mban dorën mbi kokën e këtij njeriu? Kush ka frikë të hapë dosjet e “malësorit bamirës”? SPAK, BKH, apo ndonjë tjetër që i fryn tullumbacen e milionave?!

Tags: eurosigfajdeINSIGKadri MorinajLiracredit
Previous Post

Lapaj, Shabani, Qorri, Shehaj dhe një leksion nga Peppe Grillo

Next Post

Të shtëna me armë në klubin “Lolipop” në Green Coast

Next Post
Plagosje me thikë në Vlorë, 41-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Të shtëna me armë në klubin “Lolipop” në Green Coast

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al