Kandidatja për deputete për qarkun e Tiranës, nën siglën e Koalicionit Euroatlatik, Taulanda Jupi, ka shpërndarë në Facebook, statistikat e ndjekësave që e kanë shoqëruar gjatë kësaj fushate.
“Ju dua 5.4 milionë sy që më shoqëruat këtë muaj”, shkruan ndër të tjerash Jupi.
Postimi I plotë
Ju dua 5.4 milion sy që më shoqëruat këtë muaj. Çdo vështrim, çdo buzëqeshje, çdo përqafim juaji ishte forcë përballë çdo pengese!
Tani, sytë katër në 11 maj.
Është dita jonë!