Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jet Bank hedh poshtë akuzat: Licencimi u bë në mënyrë transparente

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Jet Bank hedh poshtë akuzat: Licencimi u bë në mënyrë transparente
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Jet Bank ka reaguar pas dyshimeve mbi mënyrën e licencimit të institucionit nga Banka e Shqipërisë.

Jet Bank ka kundërshtuar akuzat duke theksuar se operon në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe rregullator në Shqipëri. Banka nënvizon se procesi i licencimit është kryer nga autoritetet përkatëse dhe sipas standardeve të kërkuara.

Po ashtu, shton se mbetet e angazhuar për transparencë dhe stabilitet financiar, duke theksuar se çdo pretendim që vë në dyshim integritetin e saj është i pabazuar.

Jet Bank sqaron gjithashtu se përfshirja e Oliver Hemmer ka qenë e kufizuar vetëm në fazën teknike të regjistrimit të shoqërisë përpara miratimeve rregullatore, duke theksuar se ai nuk ka pasur kurrë rol vendimmarrës, kontroll operacional apo funksione ekzekutive në aktivitetin e bankës dhe nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e saj.

DEKLARATA E PLOTA

QARTËSIM PUBLIK MBI JET BANK DHE QEVERISJEN E SAJ

Jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i një institucioni të ri bankar inovator në një treg të saturuar dhe të konsoliduar vjen me sfida të pritshme.

Megjithatë, nuk ishte e pritshme që në këtë proces të përfshiheshin narrativa të ndikuara politikisht, të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të sektorit financiar dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si një vend që synon modernizimin e sistemit të tij bankar.

Dëshirojmë të sqarojmë publikun shqiptar mbi deklaratat e fundit publike lidhur me procesin e licencimit të Jet Bank dhe strukturën e saj aksionere.

Jet Bank është një institucion bankar i licencuar dhe i mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë dhe vepron në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet rregullatore ndërkombëtare për sektorin bankar. Procesi i licencimit është zhvilluar në mënyrë transparente dhe nën verifikimin e plotë të autoriteteve kompetente.

Pretendimet për “rrezik sistemik” apo lidhje të supozuara me struktura apo skema të përmendura publikisht të palicensuara, nuk kanë asnjë bazë dokumentore apo faktuale.

Në lidhje me z. Oliver Hemmer, sqarojmë se përfshirja e tij ka qenë e kufizuar vetëm në fazën e procesit teknik të regjistrimit të shoqërisë dhe përpara marrjes së miratimeve rregullatore. Ai nuk ka pasur kurrë rol vendimmarrës, kontroll operacional apo funksione ekzekutive në aktivitetin bankar dhe nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të bankës. Në këtë kuadër cdo pretendim mbi aktivitete të paligjshme të z.Hemmer, përvec se i pavërtetë, nuk lidhet me veprimtarinë e Jet Bank apo aksionerëve të saj.

Struktura e pronësisë së Jet Bank është e dokumentuar, e verifikuar dhe e miratuar sipas kërkesave ligjore dhe rregullatore në fuqi. Çdo insinuatë për mungesë transparence apo integriteti bie ndesh me faktet e konfirmuara gjatë procesit të licencimit. Jet Bank është në fazën përfundimtare të ndërtimit të strukturës së plotë të qeverisjes, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe kuadrin rregullator shqiptar, përfshirë krijimin e Këshillit Drejtues me anëtarë ekzekutivë dhe të pavarur.

Jet Bank po ndërmerr të gjitha veprimet për denoncimin e këtyre deklaratave shpifëse pranë organeve përkatëse ligjore dhe rezervon të gjitha të drejtat për të ndjekur ligjërisht çdo publikim që përmban informacion të pavërtetë, keqinterpretues ose shpifës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Institucioni mbetet plotësisht i angazhuar për komunikime transparente me këdo dhe i paintimiduar nga kultura ekzistuese e përbaltjes të cdo nisme të re dhe inovative për tregun shqiptar.

 

 

 

Previous Post

EMRAT/ U kapën në fabrikë kanabisi në Angli, dënohen me burg dy vëllezërit shqiptarë

Next Post

Vlora nesër sërish pa ujë

Next Post
Vlora nesër sërish pa ujë

Vlora nesër sërish pa ujë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al