Dedan Gjoni shefi i krimeve në komisariatin nr. 6 është personi që në bashkëpunim me personin nën hetim Ismail Zeneli ne bashkëpunim dhe me personin nën hetim Bujar Ajeti kanë ndërmarrë veprime konkrete ne drejtim të sigurimit të kushteve, duke gjurmuar, identifikuar banesat dhe mbikëqyrur lëvizjet e Edmond Nela, Albert Nela, Silvi Nela, me qëllim kryerjen e vrasjes së vëllezërve Nela.
Veprimet e personave nën hetim, interpretohen vetëm në drejtim të vrasjes së vëllezërve Nela, pasi nga bisedat përftohen të dhëna veten të ekzistencës së një konflikti dhe jo arsye të tjera.
Shtetasi Bujar Ajeti, në marrëveshje me personin nën hetim Ismail Zeneli dhe duke u investuar personalisht në gjetjen e banesave të shtetasve Albert dhe Edmond Nela, si dhe duke orientuar Ismail Zenelin se si duhet të veprohet dhe ku të kërkohet informacioni me qëllim gjetjen e personave, ka kryer veprime në drejtim të sigurimit të kushteve për kryerjen e një vrasje, qellim ky i personit nën hetim Ismail Zeneli.
Rezulton se shtetasi Dedan Gjoni ka vepruar në shkelje të plotë të detyrave funksionale të tij, duke krijuar kushte që mund të cenojnë jetën e personave Edmond dhe Albert Nela, si dhe ka kryer veprime aktive në kundërshtim me misionin e policisë së shtetit.
Shtetasi Dedan Gjoni në bisedën e datës 24.02.2021 shprehet se: ” E E E” “Beso se kësaj radhe jemi ne shenje”… “Me qetësi do e marrim tani”… “Jemi ne koke”…” ekspozon veten si pjese të planit.
E ndërsa efektivja e policisë Jonida Babameto ka kryer veprime me dashje në kundërshtim me detyrën funksionale, duke keqpërdoruar sistemet e aksesuar në ZQK Interpol Tirana.
Megjithëse ajo ka shpërndarë ketë informacion me një punonjës policie si shtetasi Dedan Gjoni, me të cilin janë kolegë për shkak së shërbejnë në radhët e policisë veprimet e shtetases Jonida Babameto cenojnë interesat e shtetit për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike karshi qytetarëve.
Në këto kushte, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasja Jonida Babameto ka konsumuar elementet e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Veprimet e shtetases Jonida Babameto janë kryer me dashje dhe ne shkelje e abuzim të detyrës si specialiste e ZQK Interpol Tiranë.
Në ketë mënyre i është dhënë mundësi këtyre personave që të vihen në dijeni për informacionet qe disponon Interpol rreth tyre, ato t’i shmangën apo të marrin masa për t’iu shmangur ligjit./ Oranews