Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana e Alda Nikolli, të cilave iu vendos tritol një vit më parë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në banesë dhe po ushtrojnë kontrolle.
Në gusht të vitit 2024, te dera e apartamentit ku jetonin motrat Nikolli në Elbasan u vendos një sasi eksplozivi. Nga shpërthimi mbeti i plagosur rëndë komshiu i Alda dhe Xhovana Nikollit, Enea Thomaraj 29 vjeç.
I riu qëndroi për tre muaj në koma dhe ndërroi jetë në gusht për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kokë.
Xhovana Nikolli, partnerja e Amarildo Nikollit i arrestuar si vrasës me pagesë, akuzoi asokohe të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për ngjarjen, për shkak të një konflikti që kishte lindur mes tyre në rrjete sociale.
Alda Nikolli rrëfeu në një intervistë për lidhjen që kishte pasur me Dumanin, i cili aktualisht ndodhet në burg. Ajo madje tregoi se Dumani i kishte rrëfyer krimet e kryera prej tij.