Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Investigimi/ Shitja e dyshimtë e Telekom Albania (One Albania)

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Investigimi/ Shitja e dyshimtë e Telekom Albania (One Albania)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe bullgarë po hetojnë shitjen e Telecom Albania. Investitorët bullgarë që kishin blerë Telecom Albania dhe më pas e kishin shitur – për një fitim të madh – një kompanie hungareze të telekomunikacionit, janë në fakt konkurrentë në tregun bullgar të telekomunikacionit. Hetimi nuk ka konstatuar parregullsi, por pyetjet mbeten.

Në qendër të një investigimi të përbashkët të gazetës Austriake Der Standard dhe gazetarëve bullgarë të rrjetit investigativ BIRD është shitja e operatorit të dytë më të madh shqiptar të telekomunikacionit, ONE Telecommunications.

OTE, në pronësi të Deutsche Telecom gjerman, e shiti operatorin në vitin 2019 tek Albania Telecom Invest (ATI) për vetëm 50 milionë euro. Investitorët bullgarë pas ndërmarrjes ia shitën kompaninë vitin e kaluar kompanisë hungareze 4iG, për 120 milionë euro.

Sipas zbulimeve të mediave bullgare, menaxherët e dy kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në Bullgari, A1 dhe Vivacom, kanë bashkëpunuar gjatë shitjes – shumë fitimprurëse – të One tek hungarezët vitin e kaluar. Të dy janë konkurrentë në Bullgari, por siç raportojnë mediat, “bëjnë biznes bashkë” në Shqipëri.

Për më tepër, përveç Elvin Gurit, një sipërmarrës bullgar me origjinë shqiptare, pronar i Albania Telecom Invest ishte edhe Atanas Dobrev i cili ishte CEO i Vivacomit bullgar në kohën e shitjes në vitin 2019. Mariana Nikolova Dimitrova, bashkëshortja e CEO të A1 Bulgaria Alexander Dimitrov, u përfshi gjithashtu në procesin e shitjes së operatorit tek 4iG.

Hetimi austriak nuk gjeti parregullsi

Sipas BIRD, ky rast ka shtyrë palët e interesuara në A1 të fillojnë një hetim ndaj Dimitrov në selinë e A1 në Vjenë. Auditorët e ProceëaterhouseCoopers Austria (PwC) hetuan rolin që luajti Dimitrov në transaksion, pasi ai dyshohet se kishte marrë pjesë si investitor i fshehur në vitin 2019 në një biznes që përfundoi me shitjen e Albania Telecom tek kompania hungareze 4iG në 2019.

“Edhe pse hetimi nga PwC ka vërtetuar shumicën e fakteve të pretenduara nga sinjalizuesi anonim, PwC nuk ka gjetur asnjë parregullsi apo fajësinë e Dimitrovit”, shkruan portali bullgar.

“Rezultatet e hetimit zbulojnë se nuk ka pasur shkelje të rregullave dhe parimeve të përgjegjësisë korporative dhe nuk janë shkelur ligje dhe rregullore të vlefshme. Hetimi arriti në përfundimin se çështja kishte të bënte me një çështje personale, e cila nuk prekte biznesin e A1 në Bullgari apo në ndonjë vend tjetër në të cilin A1 operon. Rregullat e pajtueshmërisë janë të rrënjosura fort në kulturën e A1 Group dhe degës së tij bullgare. Ndjekja e rregullave strikte të pajtueshmërisë formon sjelljet dhe qëndrimet e të gjithë menaxherëve dhe punonjësve tanë,” tha A1 Group në një deklaratë për shtyp.

Pyetje pa përgjigje

Gazetarët hulumtues austriakë dhe bullgarë dërguan pyetje në lidhje me marrëdhëniet tek të gjitha palët e përfshira, por ata nuk morën përgjigje.

Nuk ka gjithashtu asnjë përgjigje për pyetjet e gazetarëve nga selia e A1 në Vjenë, si dhe nga qeveria austriake, aksioneri i dytë më i madh i A1.

Gazetarët pyetën zyrën e PR të qeverisë austriake nëse ata kishin kërkuar shpjegime shtesë si palë e interesuar nga A1, si dhe a i besojnë ata ende, si pronarë të aksioneve në kompani, kryetarit të A1 Bulgaria. Nuk morën asnjë përgjigje.

Selia e A1 në Vjenë është po aq e qetë. Kodi i sjelljes i A1 thotë se punonjësit “duhet të shmangin situatat që mund të lënë përshtypjen se vendimet e biznesit merren në bazë të interesave personale”. Ata nuk iu përgjigjën pyetjes për respektimin e kodit, si dhe një sërë pyetjesh të tjera, si: si e ka shpjeguar rastin Dimitrov? A e kanë të logjikshme që ai të investonte përmes një strukture të komplikuar kompanish nëse bizneset e tij në Shqipëri nuk do të ishin të dyshimta?

Taktika hungareze

BIRD raporton gjithashtu se industria shqiptare e telekomunikacionit është një nga qëllimet e lojës gjeopolitike hungareze. Sipas BIRD, kompanitë hungareze kanë filluar të rrisin prezencën e tyre në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit. Ata jo vetëm që po gjenerojnë fitime, por gjithashtu po ndërtojnë një rrjet ndikimi politik në Ballkan.

Marsin e kaluar, kur 4iG bleu aksionet e One Telecommunications nga ATI, në të njëjtën kohë ata u bënë pronarë edhe të mbi 80 për qind të AlbTelecom, operatori i tretë më i madh në tregun shqiptar. Në janar të këtij viti, 4iG bashkoi dy kompanitë. Nëpërmjet rikapitalizimit, ata kaluan aksionet e tyre te Antena Hungaria shtetërore, duke e bërë kështu shtetin hungarez pronar të telekomunikacionit shqiptar.

Pas blerjeve, tregu shqiptar është kthyer de facto në një duopol të 4iG dhe Vodafone.

Plane të mëdha

“Hungaria ka plane të mëdha për vitin 2024. Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të marrin Presidencën e BE-së. Mbi të gjitha ata do të mbrojnë anëtarësimin e shpejtë të gjashtë vendeve të Evropës Juglindore në BE. Gjatë disa viteve të fundit, Hungaria jo vetëm që ka siguruar ndikimin e saj politik, veçanërisht në Serbi dhe në mesin e nacionalistëve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë, por gjithashtu, përfaqësuesit hungarez kanë marrë pozita kyçe në fushën e sigurisë.

Në vitin 2024, Hungaria do të marrë përsipër EUFOR, trupat paqeruajtëse evropiane në Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç gjithë kësaj, ata po bëhen një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm ekonomik në rajon”, thuhet në raport.

Mario Holzner i Institutit Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare thotë se Hungaria është mbi të gjitha e përfshirë në fushat ku një kontribut i madh teknologjik nuk është i nevojshëm. “Qëllimi i tyre është të bëhen fuqia kryesore në rajon. Ky është plani gjeoekonomik”, tha ai.

/Kapitali.al/

Previous Post

E rëndë në Greqi, shqiptari vret veten pas sherrit me ish-gruan

Next Post

Itali – Shqiptari sulmon me hanxhar pronarin e një lokali/ VIDEO

Next Post
Itali – Shqiptari sulmon me hanxhar pronarin e një lokali/ VIDEO

Itali – Shqiptari sulmon me hanxhar pronarin e një lokali/ VIDEO

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al