Saturday, September 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Industria e Qumështit në Kosovë kërkon publikimin e analizave për vajin e palmës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA
0
Industria e Qumështit në Kosovë kërkon publikimin e analizave për vajin e palmës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës shpreh shqetesimin e saj të thellë lidhur me mënyrën se si Ministria e Bujqësise dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris i kanë prezantuar rezultatet e kontrolleve në sektorin e qumështit.

Kjo shoqatë ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të publikojnë dokumentacionin e plotë me kontrollin e kryera në sektorin e qumështit, duke paralajmëruar se, nëse kjo nuk ndodh deri më 12 gusht, qumështoret do të detyrohen të ndalojnë grumbullimin e tyre, përcjell KosovaPress.

Sipas reagimit, kjo shoqatë e mbështet plotësisht kontrollin institucional, sigurine ushqimore dhe marrjen e masave ndaj çdo operatori që ka shkelur ligjin. Megjithat, sipas reagimit, asnjë kompani dhe anjë sektor nuk mund të dënohet publikisht pa u publikuar analizat originale, dokumentacioni perkates dhe provat e verifikueshme.

“Në konferencë u deklara se janë marrë 495 mostra, janë analizuar 471 prej tyre dhe jane identifikuar 93 mosperputhje. Por publikut nuk iu prezantuan raportet e plota laboratorike, etiketat originale te produkteve, numrat e loteve, datat e mostrimit, procesverbalet dhe metodat laboratorike te perdorura. Një tabelë apo prezantim publik nuk mund ta zëvendesoj raportin original laboratorik. Pa dokumentacion të plotë, publiku nuk mund ta kuptoj se cili produkt konkret eshte analizuar dhe mbi çfarë prove eshte ngritur akuza”, thuhet në reagim.

Më tej u tha se gjithashtu, se duhet të bëhet dallim i qartë ndërmjet një produkti të pasigurt për konsum, një mospërputhjeje në etiketim, nje çështjeje autorizimi dhe pretendimit për përdorimin e një përberësi të padeklaruar.

“Këto janë kategori të ndryshme teknike dhe juridike dhe nuk mund te paragiten te gjitha si rrezik per shendetin publik. Prandaj kërkojmë që Ministria dhe AUV-i të publikojnë menjëher: Raportin e plote laboratorik per secilen moster te kontestuar; Emrin e produktit, prodhuesin ose importuesin dhe numrin e lotit; Fotografine dhe kopjen e etikets originale; Datën, vendin dhe procesverbalin e marrjes së mostrës; Metodën laboratorike dhe statusin e akreditimit; Listën e plotë të 93 mospërputhjeve; Sqarimin per dallimin ndërmjet 495 mostrave të marra dhe 471 të analizuara dhe Ndarjen ndërmjet produkteve vendore, produkteve te importuara dhe preparateve me yndyrë bimore”, thuhet në raport.Po ashtu thuhet se Shoqata nuk mbron asnjë shkelje.

“Kushdo që ka mashtruar konsumatorin duhet të pergjigjet para ligjit. Por kundërshtojmë dënimin publik pa prova dhe krijimin e nje atmosfere ku i gjith prodhimi vendor paragitet si i dyshimte.Pasojat nuk i bart vetëm nje kompani. Ato i bartin fermerët, punëtoret, furnitoret vendore dhe kompanitë që kanë investuar miliona euro. Dëmtimi i besimit te prodhimi vendor i hap edhe më shumë hapësirë produkteve te importuara”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu në fund thuhet se “Ne, si qumështore, deklarojmë se nëse rezultatet e plota të analizave dhe dokumentacioni përkatës nuk publikohen deri më 12 gusht 2026, do të detyrohemi ta ndalim grumbullimin e qumështit”.

Po ashtu në fund thuhet se “Ne, si qumështore, deklarojmë se nëse rezultatet e plota të analizave dhe dokumentacioni përkatës nuk publikohen deri më 12 gusht 2026, do të detyrohemi ta ndalim grumbullimin e qumështit”.

Edhe Fabrika Vita ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja lidhur me mostrat për produktet e qumështit.

“Sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja gjate konferencës për media, deklaroj disa çështje te cilat lehtësisht gjinden ne Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore te Kosovës dhe AUVK. Vetëm i kishte përmbledhur, por nuk tregoj asgjë te re. Ajo çka nuk publikoje Ministri, pavarësisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot”, thuhet në reagim.

Sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, në një konferencë për media prezantoi rezultatet e kontrolleve që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e bëri në disa qumështore të vendit, në tre muajt e fundit. /kosovapress

Previous Post

Vetëm 8.6% e shqiptarëve blejnë bileta online për evente, ndër nivelet më të ulëta në Europë

Next Post

Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Next Post
Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet Kastriot Hasko dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 17, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Hasko dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kartëmonedhat e reja Euro, qytetarët pjesë e vendimmarrjes

Kartëmonedhat e reja Euro, qytetarët pjesë e vendimmarrjes

September 19, 2026
Mes 46 dhe 100 bashkive

Mes 46 dhe 100 bashkive

September 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al