Thursday, June 25, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor, xjerr në pah përkeqësimin e klimës së investimeve në Shqipëri.

Kompanitë që operojnë në vend po përballen me një mjedis gjithnjë e më të vështirë, ku konkurrenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe pasiguria politike po minojnë besimin për të investuar dhe planifikuar në afatgjatë.

Në Indeksin e Besimit të Bizneseve mbi ecurinë e vitit të shkuar dhe pritshmëritë për në vijim, vendi u vlerësua me vetëm 40.34 nga 100 pikë të mundshme. Në krahasim me vitin 2024, treguesi është përkeqësuar me 6.13 pikë.

Konkurrenca e pandershme dhe monopolet, shqetësimi kryesor i sipërmarrjes

Në krye të listës së problemeve renditen monopolet dhe konkurrenca e pandershme, me 26.11 pikë, që pasohet nga burokracia qeveritare me 26.39, klima e brendshme politike me 28.06, niveli i ekonomisë informale i vlerësuar me 28.19, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 28.67 pikë dhe korrupsioni me 28.67 pikë.  Të gjithë këta faktorë krijojnë një kombinim që rrit kostot e të bërit biznes dhe ul besimin tek institucionet.

Në thelb, këto shifra nuk tregojnë thjesht pakënaqësi momentale. Ato reflektojnë një nivel në rritje të pasigurisë për të ardhmen ekonomike të vendit dhe një perceptim se reformat e nevojshme po ecin më ngadalë sesa kërkon realiteti i tregut.

“Ky është një sinjal alarmi për institucionet, komunitetin e biznesit dhe të gjitha palët e interesuara për konkurrueshmërinë dhe klimën e investimeve në vend” tha Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i AMCHAM.

Për të pestin vit me radhë, gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar mbetet ndër shqetësimet kryesore të biznesit. Rreth 70% e anëtarëve të AmCham deklarojnë se gjetja e punonjësve të kualifikuar është e vështirë ose shumë e vështirë. Emigrimi, plakja e popullsisë dhe mospërputhja mes arsimit dhe nevojave të tregut të punës po krijojnë boshllëqe gjithnjë e më të mëdha për kompanitë.

Gjatë prezantimit të indeksit, kryeredaktorja e Revistës Monitor Ornela Liperi, ngriti edhe shqetësimin për modelin ekonomik të vendit. Sipas saj, Shqipëria ka mbështetur rritjen kryesisht te ndërtimi, ndërsa sektorët që krijojnë vlerë të shtuar afatgjatë, si industria dhe teknologjia, kanë mbetur pas. Industria kontribuon vetëm me 12% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa bujqësia zë 18% të ekonomisë, përqindja më e lartë në Europë.

Disa sinjale pozitive, por pritshmëri të rezervuara

Pavarësisht panoramës së zymtë, bizneset vlerësojnë pozitivisht furnizimin me energji elektrike, nivelin e kërkesës për produkte dhe shërbime, marrëdhëniet me doganat, si dhe investimet dhe punësimin. Për herë të parë, në Indeks janë përfshirë indikatorë mbi vlerësimin e mjedisit digjital, ku infrastruktura digjitale rezulton me performancë pozitive, ndërsa konsiderohen si sfida shërbimet elektronike publike dhe siguria kibernetike.

Edhe pse bizneset presin një përmirësim të lehtë gjatë vitit 2026, niveli i parashikuar mbetet ende nën pragun prej 50 pikësh, i cili konsiderohet kufiri mes një perceptimi pozitiv dhe negativ të klimës së biznesit.

Përballë këtyre sfidave, Dhoma Amerikane propozon reforma që lidhen me forcimin e sigurisë rregullatore, luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës, modernizimin e sistemit tatimor dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Gjatë diskutimit me pjesëmarrësit në takim, Dhoma Amerikane dhe revista Monitor vlerësuan se Shqipëria ka potencial të konsiderueshëm për tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik, por rikthimi i besimit të biznesit kërkon reforma konkrete, institucione më efikase dhe një mjedis më të drejtë e më të parashikueshëm për të gjithë aktorët e tregut./acqj.al

Tags: Dhomës Amerikane të TregtisëIndeksi i Biznesit 2025kompanite
Previous Post

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion
AKTUALITET

Skandal në Bulqizë, dy vëllezër në “garë” për 325 MLN lekë/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenzës, ia jep Bujar Muratit, të arrestuarit për korrupsion

by Redaktor Redaktor
June 21, 2026
0

Vjedhje të parave të bashkisë Bulqizë, inaugurime, mashtrime për vota dhe kështu vazhdon ta përdor me “mjeshtri” pushtetin Festime Mjeshtri....

Read moreDetails
Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi 2 të dënuar

June 22, 2026
Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

Nga Dubai në Tiranë, lidhjet që ka Tur Koçeku dhe Ilir Shtufi, sherri në Palasë dhe Kullat në kryeqytet, po Fatmir Bejo ?

August 29, 2024
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

June 21, 2026
Dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Dosja/ Dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

June 20, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri

June 25, 2026
Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

Bashkia Himarë reagon vetëm pas tragjedisë, vendos ndërtimin e shkallëve në Gjirin e Filikurit

June 25, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al