Sunday, June 8, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home SHOWBIZ

“Iku një pjesë e zemrës dhe shpirtit tim”, Alketa Vejsiu humb babain

Editor by Editor
November 4, 2023
in SHOWBIZ
0
“Iku një pjesë e zemrës dhe shpirtit tim”, Alketa Vejsiu humb babain
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një video në skenën e “X Factor”, e shoqëruar nga babai teksa këndojnë “Tombe La Neige” është lamtumira që moderatorja Alketa Vejsiu ka zgjedhur t’i japë të shtrenjtit të saj. Bardhyl Vejsiu ka ndërruar jetë këtë fundjavë në moshën 67-vjeçare nga një sëmundje e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.

Me këtë postim të ndjerë, moderatorja ka shprehur trishtimin dhe hidhërimin e saj duke kujtuar një prej momenteve më të bukura së bashku për të plotësuar edhe dëshirën e tij që të përcillej me muzikë.

“Ndarja me ty nga kjo jetë, është trishtimi më i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad.

Edhe ndarjet tona kur ikje në emigracionin e egër se duhet të punoje e të na ndihmoje të rriteshim, me dhimbje të thellë i përjetoja; por edhe pse futesha me kokë nën batanije e qaja me orë, përsëri më mbante të fortë shpresa që do të vinte një telefonatë, do të vinte një pako me dhurata, do të vije të më takoje! Asnjëherë nuk jemi përqafuar kur iknim nga njëri-tjetri; edhe kur unë u rrita, e ty ca thinja më shumë të dolën… Ndarja për ne ishte e papërballueshme; na qante shpirti.

Siç ma le porosi të fundit; me muzikë po të jap lamtumirën më të trishtë o zemërbardhë! S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, më ka ikur një pjesë e zemrës që s’e zëvendëson asgjë dhe askush. Vetëm tani mund të kuptoj çdo njeri që ka kaluar në këtë rrugë dhimbjeje dhe ka humbur babain, nënën apo dikë të shtrenjtë. Zemra ime ju ndjen të gjithëve.

E di që e kishe ëndërr të këndonim këngën “Comme toi” sërish në “X Factor” bashkë ; s’ia dolëm dot!

Por e kemi kujtimin më të bukur të jetës aty në skenë. Me Borën e Bardhë/ Tombe La Neige që do sjellë dhe dimrin më të trishtë të jetës sime.

Ti njeri artist me kaq shumë talente asaj skene duhet t’i përkisje; që e mësove pianon dhe kitarën pa mësues dhe shkollë, dhe që jetën e kishe këngë dhe buzëqeshje; ti që çelës soli kishe dashurinë; më ke lënë një boshllëk në shpirt që nuk do të mbushet kurrë.

Gjithçka do të bëja të dhuroja, të blija a të shtoja pak kohë jete. Këtë s’e bëra dot edhe pse luftuam të dy aq shumë që t’ia dilnim. Por besoj që kam përmbushur një mision tjetër; të të bëja të lumtur dhe krenar. E kisha motiv jete këtë.

Faleminderit ekipit të mjekëve dhe infermierëve tek “Spitali Katolik i Tiranës” / Zonja e Këshillit të Mirë; bënë të pamundurën këto muaj të fundit për ty; nuk do t’i harroj kurrë. Ndiej pafund, pafund mirënjohje. Keni qenë një ekip i jashtëzakonshëm.

Shëndet dhe jetë për prindërit tuaj. Sa i keni gjallë; bëjini të lumtur! Unë bëra gjithçka, gjithë jetën për këtë! Tani s’më mbetet gjë tjetër përveçse ta mendoj veten si vazhdim të babait tim. Quhem Alketa Bardhyl Vejsiu!”, përmbyll moderatorja.

Previous Post

Tensionet politike dhe heshtja e ambasadorëve,  dy arsyet… 

Next Post

Shehi “peng” i Tiranës, një italian për stolin e Partizanit

Next Post
Shehi “peng” i Tiranës, një italian për stolin e Partizanit

Shehi “peng” i Tiranës, një italian për stolin e Partizanit

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

‘Të q* robt’/ Qytetari e kritikoi për anglishten, Erion Isai shpërthen me ofendime ndaj tij

June 2, 2025
Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

Ekzekutimi i anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës/ Vihen në pranga dy persona

June 4, 2025
Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

Përplasje “elefantësh” për 5 milionë euro tenderë te AKSHI pasi Gerond Meçe i çon të gjithë “në gjyq”, rivaliteti me Ermal Beqirin

June 2, 2025
Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

Jo vetëm të Shtunën, rrugët në Tiranë do të bllokohen edhe sot e nesër – Njoftimet

June 5, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

Konflikt mes komshinjve në Allias, plagoset me armë në këmbë 31-vjeçari!

June 8, 2025
Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Shqipëria nuk shkon më shumë se një barazim ndaj Serbisë. Manaj humb penalltinë

June 7, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al