Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshime të ngritura ndaj zyrtares së lartë Belinda Balluku.

Sipas informacioneve të bëra publike, Tare ka deklaruar para hetuesve se një apartament tip dupleks me sipërfaqe 103 metra katrorë është blerë prej tij në vitin 2018, përmes një kontrate noteriale dhe me transaksione të kryera nëpërmjet sistemit bankar.

Më tej, ai ka sqaruar se me Belinda Ballukun ka marrëdhënie miqësore prej fëmijërisë, një fakt që, sipas tij, njihet gjerësisht në Tiranë. Tare ka deklaruar se edhe familjet e tyre kanë lidhje miqësore dhe frekuentohen prej vitesh. Në këtë kontekst, ai ka shpjeguar se i ka thënë mikeshës së tij se mund të përdorte banesën së bashku me fëmijët gjatë periudhave të pushimeve.

Lidhur me pretendimet për favorizime, Tare ka kundërshtuar çdo lidhje me procedurat që po verifikohen. Sipas tij, procedura e përmendur në Albcontrol daton në vitin 2014 dhe nuk ka lidhje me pretendimet aktuale.

“Me sa jam informua bëhet fjalë për një procedurë të para 12 vitesh, e cila është e parashkruar dhe pa asnjë lidhje me atë që po hamendësohet”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Tare ka shprehur gjithashtu qëndrimin se nuk mund të hidhen akuza apo të cenohet imazhi i një figure publike mbi bazën e dyshimeve të paprovuara, duke këmbëngulur se çdo veprim i tij është kryer në përputhje me ligjin./Infonews

Tags: Belinda Ballukuigli tare
Previous Post

Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike

Next Post

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Next Post
Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

October 19, 2026
Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

Skandali/ Policia dhunon protestuesit edhe brenda në Kishë

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al