Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ia heq kushërirës, ia kalon tezes! KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i Lapajt shkon dorë më dorë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Fund tragjikomik për nismën që do të bënte Shqipërinë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kleana Xhuveli mundi të ishte vetëm një javë deputete e zgjedhor pasi Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi që përfaqësimi në Parlament i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i takon Ana Dajkos që kryeson listën e Tiranës. Akti i KAS surprizoi edhe vetë partinë ankimuese, e cila i ishte drejtuar këtij organi për të kërkuar transferimin e mandatit nga Kleana Xhuveli tek Adriatik Lapaj, si më i votuari në listën e hapur.

Argumenti i dorëheqjeve u konsiderua nul nga anëtarët e KAS, ku në parashtrimin e vendimit, u kujdesën të nënvizonin se ky organ nuk mund të legjitimojë një akt të pavlefshëm, dhe njëkohësisht, ndryshimin e destinacionit të mandatit parlamentar.

“Ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi nënkupton në vetvete prishjen e listës të kandidimit të atij subjekti zgjedhor, i cili pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje. Për këto arsye KAS vendosi shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore të miratuara nga KQZ të subjekti zgjedhor, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet për qarkun Tiranën të zonjës Ana Kosta Dajko”, tha anëtari i KAS, Elvis Çefa.

Sipas këtij vendimi, që mandati të kalojë nga e para në listë, e cila është Ana Dajko, te Adriatik Lapaj i cili është i 13, do të duhet që secili nga kandidatët të japë dorëheqjen indiviualisht, pasi t’i shkojë ftesa për të marrë mandatin.

“Akti i dorëheqjeve nga kandidmi i bërë në rastin konkret ditën e zgjedhjeve nga të gjithë kandidatët e listës së mbyllur të subjektit zgjedhor ankimues, në kuptim të ligjit është një akt nul, absolutisht i pavlefshëm, dhe nuk mund të merret në konsideratë. për rrjedhojë, edhe subjekti nuk mund të pretendojë që të KQZ të miratojë një akt nul”, tha Çefa.

Në këto kushte, mandati kalon nga Kleana Xhuveli, e njohur si kushërirë e Lapajt, tek Ana Dajko, e njohur si tezja e Lapajt. Nëse 60-vjeçarja do të heqë dorë, e dyta në listë është Livia Stavri, e njohur si partnere e Endri Shabanit.

Krahas mandati të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, KAS shqyrtoi edhe kërkesën ankimore të Andia Ullirit, e cila pretendoi mandatin e Arjan Ndojës në listën e PD të qarkut Durrës, nën argumentin e kuotës gjinore, por që u refuzua.

Tags: Adriatik LapajKAS
Previous Post

Ekskluzive/ Nipi i Mark Frrokut grusht me djemtë e Valbona Selimllarit në Dhërmi – përfshihet dhe një i afërm i Lefter Kokës!

Next Post

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Next Post
Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

Sulmi kibernetik ndaj SPAK, Gjykata e Lartë lë në burg Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al