Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në pikën kufitare të Muriqanit, në kuadër të masave për parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat, është arrestuar një shtetas maqedonas, i kërkuar për grabitje.
Shtetasi Nevrat Ali, 51 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, u ndalua në dalje të pikës kufitare, pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare dhe Interpol Tiranës.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi, pasi më 1 qershor 2023, Gjykata Primare e Shkupit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Grabitja”.
Autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me homologët në Maqedoninë e Veriut për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 51-vjeçarit.