Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

I përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet aparatamenti në Shkodër

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
I përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet aparatamenti në Shkodër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një apartament është sekuestruar nga Prokuroria në Shkodër pasi dyshohet si i përfituar nga veprimtari kriminale.

Sipas organit të akuzës, apartamenti i përket shtetasit  L. M (alias L. K alias L.K alias L.M) i cili rezulton të jetë dënuar në Amerikë për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu njoftohet se ky shtetas është dënuar edhe në Romë me 25 vite burg për pjesmarrje në organizatë kriminale, pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në kuadër të hetimeve që janë zhvilluar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, ka vendosur masën e sekuestros preventive mbi një pasuri të paluajtshme.

Masa e sekuestros është vendosur mbi pasurinë e paluajtshme:
• Lloji: Apartament
• Sipërfaqja: 103.4 m²
• Adresa: Lagjja “Vasil Shanto”, Shkodër

Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi L. M (alias L. K alias L.K alias L.M), i datëlindjes 14.03.1969, në bashkëpunim me shtetasen J. N, dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të sipërcituar. Sipas provave të administruara, pasuria është blerë nga shtetasja J. N me fonde të dyshuara të ardhura nga veprimtari kriminale, të transferuara më parë nga shtetasi L.M.

Po ashtu, kjo shtetase nuk rezulton të ketë burime të ligjshme të të ardhurave që të justifikojnë investimin. Shtetasi L. M është denuar nga Gjykata e Distriktit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Distrikti Jugor i Neë York, për vepra penale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, ky shtetas ishte në kërkim nga Interpol Roma pasi me vendimin nr.71/05 1044/05R.G.C.A, datë 07.10.2005 të Gjykatës së Apelit të Salernos është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale të “Organizatë kriminale, drogë, pengmarrje, heqje e paligjshme e lirisë dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e masës së sekuestros preventive, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të pasurisë dhe ruajtjen e saj për konfiskim të mundshëm në përfundim të procesit penal.

Previous Post

Vendimi i Koçiut, ironia e Florjan Binajt: Ndalohen monopatinat, le të marshojnë betonieret

Next Post

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

Next Post
Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

Sherri me thika mes të miturve në Bathore, arrestohen dy persona

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al