SPAK i ka caktuar avokatit Besart Logu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Logu akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi dyshohet se i ka marrë 8 mijë euro një klienti duke i premtuar se do të ushtrojë ndikim për t’i zgjidhur një çështje.
Oficerët e BKH-së po kryejnë disa kontrolle në zyrën e tij.








