Në kuadër të operacionit të koduar “END”, policia e Tiranës arrestoi një të shumëkërkuar për akuzën e vrasjes me dashje. .
Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.