NJë ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme.
Kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, Arben Alamani, 51 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.
“Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.