Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Hiqej si avokate dhe u zhvaste para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Klotilda Kolën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Hiqej si avokate dhe u zhvaste para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Klotilda Kolën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, shtetasen Klotilda Kola 60 vjeçe, e cila hiqej si avokate dhe u premtonte qytetarëve zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit.

Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e kallëzimit të disa shtetasve dhe transmetimit në mediat investigative ku paraqiteshin shqetësimet se e pandehura Klotilda Kola, duke u prezantuar si avokate, kishte arritur të merrte vlera monetare nëpërmjet mashtrimit, u evidentua se e pandehura, e cila për një periudhë të gjatë kohore është prezantuar si avokate, ka përfituar shuma monetare nga disa qytetarë, duke u premtuar zgjidhjen e çështjeve të ndryshme ligjore, administrative dhe gjyqësore, përfshirë legalizime pronash, procedura pensioni, çështje pronësie, përfaqësim në procese gjyqësore civile etj.

Nga verifikimet e kryera rezulton se këto shërbime, nuk janë realizuar, megjithëse vlerat monetare janë marrë nga e pandehura. Pagesat janë kryer në forma të ndryshme, përfshirë dorëzime në dorë, transferta financiare dhe pagesa të deklaruara si kapar apo shpenzime procedurale.

Në disa episode, viktimat janë siguruar nga Klotilda Kola se procedurat ishin në vijim dhe se çështjet do të përfundonin brenda afateve të caktuara, ndërkohë që më pas komunikimi me të është ndërprerë dhe nuk është dhënë asnjë rezultat konkret

. Në raste të tjera, rezulton se janë dhënë informacione të pavërteta mbi ekzistencën e proceseve gjyqësore apo aplikimeve administrative, të cilat, pas verifikimit pranë institucioneve përkatëse, nuk kanë rezultuar të jenë bërë prej saj. Të mashtruar nga Kola në këtë procedim janë evidentuar 8 shtetas kryesisht qytetarë të Lushnjes dhe Fierit.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se Kola ka kryer veprime në dukje të një përfaqësimi ligjor në një kohë kur nuk kishte status aktiv për ushtrimin e profesionit të avokatit, si dhe ka përfituar të ardhura nga ky aktivitet pa i deklaruar ato pranë organeve tatimore. Nga të dhënat e administruara, rezulton se për disa vite ajo ka ushtruar aktivitet ekonomik faktik, ndërkohë që figuronte me status pasiv në regjistrat tatimorë, duke mos deklaruar të ardhurat e përfituara dhe duke shmangur detyrimet përkatëse tatimore.

Kola akuzohet për veprën penale ‘Mashtrimi’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

Previous Post

FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Next Post

Arrestohet hajduti në Tiranë, vodhi para dhe dokumente te Posta Shqiptare. Tentoi të grabisë filialin e një banke

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al