Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Financave dhe njëkohësisht ekspert i ekonomisë, Arben Malaj, ka kritikuar aksionin e fundit të nisur nga qeveria, duke theksuar se përqendrimi tek oligarkët dhe bizneset e mëdha, ndërsa injorohet biznesi i vogël, po krijon pabarazi të thellë dhe rritje të pakënaqësisë sociale e politike.

Malaj vuri në dukje se vendimet arbitrare të kryeministrit Rama, si ndërhyrjet në Lungomare apo shkarkimet e padrejta në administratë, janë simptomë e një qeverisjeje që po cenon institucionet dhe ndëshkon qytetarët për interesa të ngushta politike.

Sipas tij, ndërgjegjësimi publik dhe reagimi demokratik përmes votës janë e vetmja mënyrë për të frenuar autoritarizmin e pushtetit aktual.

“Këndvështrimi i zhvillimit të vendit tonë bazuar tek pronarët e mëdhenj, oligarkët dhe tek bizneset e mëdhenj, duke penguar dhe injoruar biznesin e vogël dhe mundësitë e vogla të çdo pronari privat, është një model ekonomik që do të sjellë pabarazi, agresivitet social dhe pse jo, agresivitet politik.

Si frenohet Edi Rama?

Duhet të kemi parasysh që, ndryshimet pozitive në një vend duhet të behen me votë. Pra, që do të thotë, është vrarë ndërgjegjësimi, është vrarë ndërgjegjësimi publik. Në qoftë se të gjithë ata që kanë biznese në Lungomare, në mënyrë të unifikuar dhe thjesht paqësore do të bllokonin policinë, unë jam i bindur që Rama do t’i thërriste edhe njëherë mendjes së vetë, sepse nuk mund të hapësh luftë me të gjithë njerëzit thjesht e vetëm sepse kalon ai një ditë atje, nuk i pëlqen nga pikëpamja grafike një zhgarravinë në ato bizneset në anë të Lungomares. Dhe më e keqja e shet si një fitore të madhe. Si mund ta shesë si fitore një kryeministër këtë…

Ka qenë 11 vjet kryetar bashkie, është 13 vjet kryeministër dhe e shet si fitore diçka që kaloi në rrugë, pa një kioskë atje apo një çadër dhe dha urdhër që në të gjithë Shqipërinë të hiqen çadrat. Kjo është…. Gjëja e parë duhet të ishte verifikimi i lejes, sepse janë kosto që do t’i paguajnë taksa paguesit. Në qoftë se Ermali që unë i bëra thirrje publike nga rrjetet sociale që mos të bënte shkarkimin e 11 drejtorëve sepse do të vejë në SPAK dhe nuk e kisha kërcënim për Ermalin, e kisha ndërgjegjësim që të zbatojë rregullat e shtetit.

Do të kishte firmosur pushimet, do të ishin 21 drejtorë bashkie që do të merrnin të drejtën e pagës për disa vite dhe këto para nuk do ti paguante Rama, do t’i paguanin taksapaguesit vlonjate.

Ku është Rama që kujtohet tani për ujin në Vlorë?”, tha Malaj.

Tags: agron malajEdi Raam
Previous Post

Gjykata e Fierit dha 8 vite burg për vrasësin e të moshuarit, revoltohet Ajdine Rustemi: Turp! Kam frikë për jetën e fëmijëve të mi

Next Post

SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

Next Post
SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhër-arreste! Në kërkim edhe ish-shefi i krimeve

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al